[osm] - sot 18:00 në openlabs!


(Denis Ju) #1

Përshëndetje gjithëve!

Propozova dje në grupin e “OpenStreetMap Albania” të telegram-it një takim në openlabs për ditën e sotme në ora 18:00.

Ka disa ditë që sillem në Tiranë dhe përdor aplikacionet si maps.me dhe osmand për tu orientuar në detaje gjithashtu për gjetjen e destinacioneve të ndryshme. Kam vërenjtur disa ndyshime në qarkullimin rrugor gjatë lëvizjes me biçikletë dhe me makinë. Sot do e provoj dhe me autobuz :slight_smile:

Mendova të ulemi dhe ta disktojmë e të krijojmë një listë si mund të përmirësojmë ndryshimet ekzistuese dhe shtesat e reja, qoftë edhe pse janë afatshkurtër (psh ndryshimet e rrugëve kryesore për arsye ndërtimi), qoftë edhe linjat e autobuzave, meqenëse kanë ndryshuar disa drejtime për arsye ndryshimi rrugësh (korsishë dhe drejtimi).

DenisJu


(Redon Skikuli) #2

Faleminderit që e organizove @denisju. Konfirmoj prezencën.

R.S


(Krist Çunga) #3

Edhe unë konfirmoj se do jem. :open_hands: :world_map:


(Redon Skikuli) #4

Faleminderit për organizimin e takimit Denis. Shihemi së shpejti.

R.S