Heyyy,
duke shpresuar që për këdo ky muaj i parë të ketë qenë i mbarë dhe motivues po ju njoftoj se për komunitetin e OSM kështu idealizohet të jetë.
Duke vënë re çdo ditë më shumë rëndësinë e të paturit akses të lirë në nevoja dhe mundësi, gjithashtu duke vënë re se mesh nesh ka shumë të interesuar për rivitalizimin e komunitetit të OSM, menduam të bëjmë fillimisht takimin e parë, si një hapje të punës dhe koontributit që secili nga ne mund të japë në hartëzimin e botës brenda licencave të hapura dhe si vazhdimësi e një pune shumë të vlefshme të ky komunitet ka bërë më herët.
Për më gjatë, në lidhje se si mund/duam të organizohemi apo cfarë aktivitetesh duam të zhvillojmë, jeni të ftuar përzemërsisht të merrni pjesë aktivisht në eventin e datës 4 Shkurt 2023 (e shtunë), ora 12:00 në hapësirat e Open Labs Hackerspace.