Përshëndetje,
Janë hapur aplikimet për vullnetarë në Open Source Conference Albania, 18-19 Maj 2019. OSCAL është një konferencë që organizohet nga komuniteti lokal dhe nëse doni që dhe ju të merni pjesë atëherë plotësoni formën në linkun më poshtë:
Ka shumë gjëra me të cilat mund të na ndihmoni para, gjatë dhe pas konference si:
- përgatitja e ambjentit të konferencës (vendosje e materialeve vizuale, ndarja e sallave të prezantimeve. etj)
- të ndihmoni prezantuesit nga jashtë se si të vijnë nga aeroporti në qytet
- të ndihmoni gjatë kohës së drekës
- të mbani oraret e prezantimeve (duke njoftuar prezantuesit sa kohë u ka mbetur)
- të mereni me procesin e rregjistrimeve para se të fillojë konferenca
- dhe shumë gjëra të tjera, të cilat do jenë më në detaje dhe në takimet që do zhvillojmë për vullnetarët në vijim
Organizimi i një konference të bukur bëhet nga shumë detaje të vogla, dhe ne synojmë të kemi një konferencë ku të gjithë të kënaqemi dhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Je pozitiv dhe ke qejf të na ndihmosh, kjo është ajo që duam
Ama e kemi një rregull: Respekto kodin tonë të mirësjelljes https://wiki.openlabs.cc/faqja/Kodi_i_mirësjelljes
Mbani mend aplikimet mbyllen me 14 Prill.
Faleminderit,
Sidorela nga grupi organizativ OSCAL