OpenStreetMap Meetup - 16 Qershor 2017

Përshëndetje,

Duke qenë se kohët e fundit kemi pasur shumë aktivitete dhe zhvillime në OpenStreetMap do propozoja një meetup në datën 16 qershor ora 18:00 (ky është sugjerim, për mua nuk ka problem edhe një datë tjetër)
Gjatë takimit do doja të diskutonim rreth:

  • aktiviteteve që duam të zhvillojmë në të ardhmen: Si OpenStreetMap weekend
  • Kalimi i të dhënave gjeohapësinore të vëna në dispozicion nga Bashkia në OSM. @rskikuli nëse do jesh i pranishëm që të diskutohet si temë gjatë këtij meetup.
  • Forumi dhe mailing-list e OSM (duhet të jemi më aktiv)
  • Sugjerime rreth fletëpalsojeve që unë krijova, për të pasur një version të dytë të përmirësuar.
  • Tematika për maptime @diskmanti dhe të tjerë që duan të propozojnë
  • Task manager (do e përdorim?)

Cdo propozim tjetër që mund të keni mund ti shkruani se me siguri kam harruar ceshtje te tjera.

Faleminderit :slight_smile:

1 Like

Për mua është Ok data dhe ora. See you there

1 Like

Duke qene se nuk kemi aktivitete te tjera ate dite +1 nga une, te lutem @Sidorela shtoje aktivitetin dhe ne wiki te Open Labs.

1 Like

Mos ndosha dueht bere dhe nje lloj liste available online e te jgithe atyre qe do marrin pjese? Ne kete menyre mund te kemi nje ide me te qarte se kush do vi.

Njerezit qe do jene pjese mund te shkruajne ketu mendoj ne menyre qe te konfirmojne pjesemarrjen, sepse ne wiki jo te gjithe kane akses te shtojne emrin e tyre. Se di nese keni ndonje mendim tjeter si mund ta bejme.

Raporti për eventit që u zhvillua e gjeni këtu:

https://wiki.openlabs.cc/faqja/OpenStreetMap_Meetup


Në raport kam përmendur për OpenStreetMap weekend që do zhvillohet në tetor. Akoma nuk është vendosur një datë dhe gjithashtu se si do të quhet eventi. Gjatë takimit u diskutua për venue të mundshme si Protik ose Ofiçina. Meqenëse ska akoma një vendim nuk e vendosa në wiki.

Faleminderit :slight_smile:

1 Like