OpenStreetMap Mapathon

osm

(Sidorela Uku) #1

Përshëndetje të gjithëve,
Doja të organizoja një aktivitet për OpenStreetMap gjatë këtij muaji. Aktiviteti është i hapur për të gjithë ata që duan të mësojnë për OpenStreetMap si dhe të kontribuojnë përmirësuar hartën, por jo vetëm për to, aktiviteti do ishte një mundësi e mirë që të punojmë së bashku dhe nëse sapo keni nisur të mereni me mapping apo keni shumë kohë mund të ndajmë eksperiencat së bashku.

Dhe nëse skeni dëgjuar më parë për OpenStreetMap në wiki-in tonë mund të gjeni disa informacione: https://wiki.openlabs.cc/faqja/OpenStreetMap

Kushdo që dëshiron të marë pjesë është i/e mirëpritur :slight_smile:

Unë propozoj datën 19.02.2019 në 18:30. Si mendoni?

Faleminderit,
Sidorela


(Silva Arapi) #2

Heyyaa! Super. Dakord dhe me daten e propozuar. :smiley:


(Nafie Shehu) #3

Hey edhe une do jem ne aktivitet, me thuaj nqs mund te ndihmoj me dicka :wink:


(Angjelina Dervishaj) #4

Pershendetje,

Do deshiroja gjithashtu qe te merrja pjese ne aktivitetin e OpenStreetMap, do ju bashkohem ne daten e propozuar.

Gjithe te mirat,
Angjelina


(Redon Skikuli) #5

Faleminderit për organizimin @Sidorela. Konfirmoj prezencën.

R.S


(Krist Çunga) #6

Ruani dhe një vend për mua! :tickets::raised_hand_with_fingers_splayed:


(Sidorela Uku) #7

E vendosa aktivitetin ne wiki. Krijova dhe faqen: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Mapathon_nr.10

Perditesime te metejshme ne vijim.
Shihemi te marten :wink:


(Denis Ju) #8

Mendoj ta vendosim në plan ta diskutojmë dhe infrastrukturën aktuale të korsive të biçikletave.
Këto ditë kam mbledhur disa detaje (gps-tracks dhe foto) të disa korsive.