OpenStreetMap Geo Week 2019

Përshëndetje,

Cdo vit zhvillohet një javë dedikuar njohurive rreth gjeografisë e quajtuar #osmgeoweek të cilën kemi organizuar dhe dy vitet e kaluara dy aktivitete. Këtë vit është java 10-16 nëntor ku grupe të ndryshme nga bota zhvillojnë aktivitete editimi dhe shtim të dhënash në openstreetmap. Website: https://osmgeoweek.org/

Doja të propozoja dhe këtë vit një aktivitet në datën 14 nëntor ora 18:00 për të zhvilluar një mapathon në Open Labs.
Si mendoni?

Faleminderit,
Sidorela

3 Likes

Hi,
Për aktivitetin u krijua faqja në wiki:
https://wiki.openlabs.cc/faqja/OSMGeoWeek_2019

Kam plotësuar dhe formën që të publikohet në website osmgeoweek.org dhe aktiviteti që do zhvillohet në Open Labs.

Në website ka dhe guida që orientojnë se si të editoni në OSM, si dhe disa webinar pvr përdorimin e JOSM apo mapathon për Missing Maps: https://osmgeoweek.org/guides/intro

Shihemi javën tjetër,
Sidorela