Opendata.tirana.al Hackathon - Empowered by Open Diversity Project

Pershendetje grupi,

Ne vijim te marreveshjes se bashkepunimit me Bashkine e Tiranes dhe anoncimit te projektit Open Diversity @kristiprogri dhe une, ne bashkepunim me @rskikuli dhe @elioqoshi kemi menduar qe kete te shtune (20 maj 2017) te organizojme nje hackathon ne lidhje me te dhenat e hapura qe kemi ne dispozicion.

Open Data Hackathon, aktivitetit me fokus te dhenat e hapura te qytetit te Tiranes, do te organizohet ne ambientet e Open Labs hackerspace ku vajzat te cilat jane te perfshira ne fushen e teknologjise dhe jo vetem do punojne per te analizuar portalin e te dhenave dhe per te propozuar ndryshime dhe permiresim ne te. Qellimi dytesor i aktivitetit eshte qe te tregojme se si te perdorim te dhena te paperpunuara te hapura per te krijuar projekte te ndryshme te cilat i shfrytezojne ne vijim keto te dhena.

Pjesemarresit ( kryesisht vajzat) do te organizohen ne grupe te vogla, do te njihen me kerkesat teknologjike dhe do te tregojne aftesite e tyre duke analizuar strukturen e portalit dhe te dhenat qe jane publikuar, duke shkruar kod, duke hartuar modele per nje projekt apo aplikim duke perdorur te dhena te hapura.

Kush mund te marre pjese?

  • (idealisht vajza) zhvilluese te cilat deshirojne te zhvillojne dijet e tyre teknike;
  • dizajnere grafike te gatshme per te krijuar dizajne miqesore qe mund te transformojne statistikat e merzitshme ne vizualizime qe shpjegojne jeten ne Tirane;
  • vajza me ide kreative qe mund te ndertoje projekte te reja per te ndryshuar menyren se si njerezit ndjejne dhe jetojne ne qytetin e tyre duke perdoruar te dhenat e hapura;
  • aktiviste qe deshirojne te rrisin nivelin e transparences nga institucioni i Bashkise se Tiranes;
  • vajza te apasionuara pas te dhenave qe dine se si te gjejne menyra te reja per te perdorur te dhenat e hapura;
  • urbaniste qe deshirojne te ndajne ekspertizen e tyre dhe te zgjidhe ceshtje reale;

opendata.tirana.al Hackathon - Empowered by Open Diversity Project
Data: 20 Maj 2017
Ora: 10.00 - 16.00
Venue: Open Labs Hackerspace

Axhenda:

  1. Hapja e eventit dhe ndarja ne grupe e vajzave
  2. Prezantim te grupeve dhe anetareve te grupit
  3. Mid-term presentations
  4. Diskutime dhe feedback nga mentoret dhe organizatoret
  5. Prezantimi i outputit final

Se shpejti do publikojme dhe detajet te tjera, si dhe menyren se si mund te beheni pjese e eventit.

Cheers,
Jona

1 Like

Linku ku mund te aplikoni per tu bere pjese e hackathonit: http://bit.ly/2qB2vf0
Eventi ne wikin e Open Labs: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Opendata.tirana.al_-_Empowered_by_Open_Diversity_Project

Përshëndetje @jonaazizaj. Do jem nesër aty. Bravo për organizimin.


R.S

@marianaballa dhe une po punojme per arkivimin e te dhenave dhe te dhenat qe mungojne

@anisakuci9 dhe une po punojme per mbledhjen e te dhenave ne menyre efektive.

@aleksanderkoko , @Greta dhe une po punojme per buxhetin online

@ealiaj , @laura dhe une po punojme per permiresimin dhe mirembajtjen teknike

@aulona1, @Bela dhe unë po punojmë për Bug Tracking System.

Une dhe Kiki (aka Kristina) po punojme per ta bere me user-friendly :slight_smile:

Sapo na u bashkua dhe nje pjesetare e re Izabela. :smile:

Përmirësimi dhe mirëmbajtja teknike

  1. Probleme me përshtatjen e faqes në platforma të ndryshme

Propozim: Evidentimi dhe Implementimi I breakpoints në faqe

  1. Mungesa e përkthimit të faqes në gjuhë të huaja
    Informacioni i paraqitur në portal duhet të jetë i lexueshëm dhe për shtetasit jo-shqipfolës të cilët e aksesojnë atë.
    Propozim: Gjuha e huaj që propozojmë është Anglishtja.

  2. Mungesa e certificatës së sigurisë – https://

Portali duhet të implementojë certifikatën e sigurisë sepse në mungesë të saj mund të ndodhë keqpërdorimi i të dhënave sensitive në modulin e logimit/identifikimit.
Propozim: Sigurimi i një certifikate të lartë sigurie prej portalit: letsencrypt.org e cila ofrohet falas por duhet përditësuar.

  1. Marrja parasysh e rritjes eksponenciale të të dhënave – server wise
    Portali bën të mundur paraqitjen e të dhënave të hapura për Bashkinë e Tiranës drejt qytetarëve. Këto të dhëna priten të zgjerohen në dy boshte: Kategori dhe Versione. Kjo kërkon që kapaciteti i serverit të parashikojë rritjen eksponenciale të të dhënave në ruajtjen, përpunimin dhe paraqitjen e tyre në portal.
    Propozim: Implementimi i një arkitekture fizike e cila do të jetë e zgjerueshme; Përfshirja e një sistemi backup, psh: RAID

  2. Pamundësia e shkarkimit të disa datave njëkohësisht
    Deri në momentin e përpilimit të këtij dokumenti, butoni “Shkarkoji të gjitha“ nxjerr faqen më poshtë.

Propozim: Implementimi i funksionit të butonit “Shkarkoji të gjitha“

  1. Probleme me tekstin në grafikë

Në foton e mësipërme evidentohet mbivendosja e tekstit në boshtin x të grafikut.

Në foton e mësipërme evidentohet mbivendosja e tekstit në boshtin y të grafikut.
Propozim: Rregullimi i hapësirave të dedikuara për cdo etiketë.

  1. Problemet gramatikore

Në foton e mësipërme evidentohen mungesat e shkronjave të gjuhës shqipe: ë dhe ç.
Propozim: Shkrimi korrekt i gjuhës shqipe.
8. Përditësimi në cdo version të ri të platformës DKAN.
Pjesë e mirëmbajtjes është dhe implementimi i cdo risie i ardhur nga versionet e reja të platformës së përdorur në Open Data Tirana – DKAN.

Tema: Prezantimi user-friendly i të dhënave
Përshkrimi: Ndryshimi në prezantimin e të dhënave drejt një formati më user-friendly. Për këtë do të përdorim opensource software për një paraqitje vizuale sa më të lexueshme për përdoruesit. Emri i programit është Charted.co .
Gjatë kërkimit të të dhënave statistikore në portalin e të dhënave të hapura të Bashkisë së Tiranës u vu re mungesa e infographics në vizualizimin e këtyre të dhënave për t’i bërë sa më të lexueshme për përdoruesit.
Duke e shqyrtuar këtë problematikë, ne erdhëm me disa propozime:

1- Përdorimi i një programi me kod burimi të hapur që do ti konvertojë këto të dhëna nga tabela në grafikë me të dhëna. Për ta demonstruar më konkretisht këtë gjë, kemi marrë njërën tabelë me të dhëna nga sektori i Transportit publik, Numri i shkeljeve të sjelljes dhe sigurinë e shërbimit të transportit urban.

Emri i programit për vizualizmin e këtyre të dhënave është Charted.co, një program software me kod burimi të hapur.

2- Shpeshherë ndeshim në artikuj gazetaresk mungesën e referencave për punën e këtij institucioni. Tashmë me aksesimin e këtyre të dhënave të hapura nga Bashkia e Tiranës si edhe vizualizimin e këtyre të dhënave, gazetarët (njëkohësisht edhe përdorues) mund ta tërheqin kodin embed në artikujt përkatës.

Pjeswmarrwse: Anja Xhakani
Izabel Bakollari
Kristina Millona

Tema: Mbledhja e të dhënave në mënyrë efektive
Përshkrimi: Gjetja e një mekanizmi për të mbledhur të dhëna
Drejtoritë të ndryshme në varësi të bashkisë mbledhin të dhëna të shumta të cilat ia dërgojnë drejtorisë së statistikave. Për ta bërë më efektive mledhjen e këtyre të dhënave do të ishte mirë përdorimi i një mekanizmi lehtësues. Duke marë si shembull transportin publik dhe inspektimet që bëhen linjave të tyre. Për të pasur një mbledhje sa më efektive dhe të lehtë të të dhënave për sa i përket linjave të transportit publik në bashkine e tiranës është menduar gjetja e një mekanizmi të përdorshëm jo vetëm nga njerëz me dije të avancuara teknike por edhe nga njerëz që nuk kanë medoemos dije teknike, por që gjithsesi trajnohen paraprakisht për hedhjen e saktë të të dhënave.
Mekanizmi që ne sugjerojmë konsiston në një aplikacion ODK, i cili ofron forma të cilat një person i caktuar i plotëson me të dhëna për një cështje të caktuar, më realisht një inspektor i linjës së autobusave i cili raporton shkeljet, dhe forma dërgohet në server.

Sugjerojmë ODK
ODK (Open Data Kit) është një platformë open source për mbledhjen e të dhënave, organizimin dhe menxhimin. ODK mundëson

  • Krijimin e njĂ« koleksioni tĂ« dhĂ«nash nĂ«pĂ«rmjet survejimit
  • mbledhja e tĂ« dhĂ«nave nĂ«pĂ«rmjet njĂ« pajisje celular dhe dĂ«rgimi nĂ« server
  • grumbullim i tĂ« dhĂ«nave nĂ« server dhe transformimi/ ekstraktimi nĂ« formate tĂ« nevojshme.
    ODK gjithashtu ofron dhe GPS përgjatë survejimit.
    Link ku tregohet më shumë rreth ODK https://opendatakit.org/

Si krijohet struktura për mbledhjen e të dhënave

  • pĂ«rdorim odk
  • krijojmĂ« formĂ«, mund tĂ« bĂ«het shumĂ« thjeshtĂ« nĂ«pĂ«rmjet ODK build https://build.opendatakit.org/
  • mbledhim tĂ« dhĂ«nat
  • verifikojmĂ«

Hardware i nevojshëm:
telefon android ose tablet
internet 3g,4g ose wifi

Cfarë duhet në nivel software
Për krijimin e formave duhet instaluar ODK Aggregate ne nje server ose cloud (mund te instalohet dhe lokalisht). Ka disa mënyra se si mund të instalohet dhe në varesi edhe të sistemit operativ
https://opendatakit.org/use/aggregate/

Ka dhe opsion për plotësim të formave online nëpërmjet Enekto webform.

Pjesëmarrëse : Anisa Kuci (@anisakuci9)
Sidorela Uku (@Sidorela)

@genta.hoxha10 @aleksanderkoko dhe @Gretaju lutem shtoni përshkrimin e projektit tuaj. Faleminderit.


R.S

**Tema: Buxheti online
Pershkrimi
:**Do krijojme
nje platforme ku Bashkia e Tiranes te paraqese ne menyre online buxhetin e
shtetit. Ne kete platforme bashkia propozon nje shume te caktuar per nje vit ku keto shpenzime i ndan per disa kategori.

· Bujqesi (psh. X shume per blegtorine
apo y shume per pyje dhe kullota)

· Ekonomi (psh.te dhenat mbi lejet per ushtrim
aktiviteti dhe licenca )

· Transport(psh.sherbimi I transportit publik,
trafiku apo dhe parkimi )

· Infrastrukture(psh.investimet ne
rruge, ndertimi dhe rikonstruktimi i kopshteve apo shkollave etj )

Ne kete
platforme do jete e listuar dhe nje kategori tjeter ku aty jepen komente nga
gjithsecili, pra njerezit kane mundesi te komentojne rreth ketyre nevojave,
nese jane dakord apo jo me propozimet qe paraqet Bashkia e Tiranes.

Gjithashtu
eshte dhe mundesia per aprovimin nga bashkia I cili eshte dhe vendimi qe do
marre ne lidhje me pjesen e shpenzimeve .

Do perdoret per ndertimin e faqes UXPin.

Pjesemarres:Aleksander Koko

Genta Hoxha

Greta Doci

ju lutem shtoni pershkrimin e projektit te grupit tuaj

Shume faleminderit qe ishit pjese e eventit dhe shpresoj ta keni shijuar po aq sa ne :slight_smile:

Cdo grup eshte hedhur ketu https://wiki.openlabs.cc/faqja/Opendata.tirana.al_Hackathon_-_Empowered_by_Open_Diversity_Project#Raport_i_eventit me thoni nese doni te shtoni/modifikoni dicka

Shihemi ne eventet e ardhshme :wink:

Tema: Arkivimi i të dhënave dhe evidentimi të dhënash që mungojnë.
Përshkrimi: Në një institucion siç është një bashki është shumë e rëndësishme që të gjitha veprimet dhe vendimet e saj të pasqyrohen në një platform publike . Kjo do ishte një ndihmesë shumë e madhe për një kategori shumë të gjerë institucionesh ,qoftë publike qoftë private, që të ekzistojë një vend që të dhënat të jenë të grumbulluara dhe të ripërdorshme. Një gjë e tillë do jepte informacione të përgjithshme dhe të vlefshme për qytetarët. Gjithashtu, kjo do rriste transparencën në nivel politik pasia skush nuk do mund të abuzonte me burime publike duke cënuar interesat e qytetarëve pavarsisht ekipit partiak që është duke mbajtur mandatin në ato moment ose vetë individit e zgjedhur.

Disa nga të dhënat që menduam ne se do ishte me interes për qytetarët të ishin të pasqyruara në portal dhe që për momentin mungojnë janë:

Bujqësia:
• Lista e pyjeve më të dëmtuara (zjarr dhe prerje të jashtëligjshme).
• Numri I fermave blegtorale dhe kafshët në rrethinat e Tiranës.

Sociale:

  • Numri i fĂ«jeve jetim.

  • Numri i azileve.

  • ShtĂ«pitĂ« sociale dhe vendodhja e tyre.

  • QĂ«ndrat shĂ«ndetĂ«sore dhe vendodhja e tyre.

  • Informacione rreth trajtimit tĂ« çështes sĂ« qenĂ«ve tĂ« rrugeve.

Ekonomia:

  • Statistika nĂ« lidhje me kompanitĂ« dhe bizneset nĂ« qytet dhe llojin e aktivitetit tĂ« tyre.

Transporti:

  • Numri i aboneve studentore.

  • Zonat qĂ« janĂ« vendosur mĂ« shumĂ« gjoba dhe llojet e shkeljeve.

  • ListĂ« me parkingjet falas/ me pagese dhe vendodhja e tyre.

  • ListĂ« me parkingjet ose zonat e parkimit qĂ« statusi i tyre (falas/me pagesĂ«) ndryshon nĂ« varĂ«si tĂ« orĂ«s gjatĂ« ditĂ«s.

  • Oraret dhe llojet e mjeteve qĂ« ato mund tĂ« qarkullojĂ« brĂ«nda nĂ« TiranĂ« gjatĂ« natĂ«s (kryesisht pĂ«r kamionĂ«t dhe mjetet furnizuese pĂ«r bizneset) dhe segmentet qĂ« ato mund tĂ« pĂ«rshkruajnĂ«.

  • Segmentet rrugore qĂ« nuk kanĂ« njĂ« infrastrukturĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« rrethinat e TiranĂ«s.

  • Llojet e transportit publik nĂ« rrethinat e TiranĂ«s dhe informacione mbi ato (oraret dhe çmimet).

  • Informacione mbi terminalin e autobuzave tĂ« veriut tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Mjedisi:

  • TĂ« dhĂ«na mbi ndotjen nĂ« ujin e pijĂ«shĂ«m.

  • TĂ« dhĂ«na mbi ndotjen e lumit Lana.

  • Vendodhjet e koshave pĂ«r mbetjet e riciklueshme.

  • Pikat e grumbullimit dhe pĂ«rpunimit tĂ« mbetjeve tĂ« riciklueshme.

Kulturë dhe rekreacion:

  • Vendodhjet e fushave tĂ« sportit dhe parqeve pĂ«r fĂ«mijĂ« qĂ« janĂ« falas.

Infrastruktura:

  • Zonat qĂ« ka ujĂ« tĂ« pijĂ«shĂ«m 24 orĂ« nĂ« 24 por edhe zonat qĂ« nuk ka ujĂ« tĂ« pijĂ«shĂ«m 24 orĂ« nĂ« 24.

  • Listim tĂ« ambjenteve tĂ« reja shkollore qĂ« janĂ« ndertuar tashmĂ« por edhe atyre qĂ« janĂ« ndertuar.

TĂ« tjera:

  • Sa nga ankesat e bĂ«ra nĂ« bashki janĂ« zgjidhur (qoftĂ« shkesĂ«risht qoftĂ« nga aplikacioni Tirana Ime).

  • ÇfarĂ« llojĂ« ankesash bĂ«hen mĂ« sĂ« shumti nga qytetarĂ«t (cilat janĂ« fushat mĂ« problematike).

  • Sa nga kĂ«to ankesa tĂ« bĂ«ra nuk janĂ« nĂ«n juridiksionin e bashkisĂ« pĂ«r t’u zgjidhur.

Shënim: Për shumë nga çështjet e mësipërme ekziston një propabilitet shumë i lartë që të mos jenë nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës por të nje ministrie të posaçme. Në këtë rast ato të mos merren parasysh.

Grupi ketu http://aftesi.info/2017/05/29/open-data-hackathon/ mund te gjeni nje artikull te shkruar nga Jorina per eventin qe beme :slight_smile:

1 Like

Faleminderit @jonaazizaj. Mendoj që aktiviteti shkoi shumë mirë për mendimin tim.
Do organizoheni sërisht?


R.S

1 Like