Open Source Design Summit 2018 - Tirana


(Mariana Balla) #1

Përshëndetje,

Për të dytin vit rradhazi komunitetit i Open Source Design (OSD) organizon Open Source Design Summit, takimin e personave që janë të apasionuar njëkohësisht rreth filozofisë FLOSS and të design. OSD Summit është një event 3-ditor që mbledh persona që punojnë me mjete design që janë me kod-burim të hapur ose designers që punojnë për kompani/projekte open source. Këtë vit u vendos të mbahet në Shqipëri. OSD Summit nis me një takim informal të premten me datë 2 mëntor dhe në datat 3 dhe 4 do jetë pjesa kryesore e eventit.

Ky event ngjanë më shumë me një meet-up se një konferencë me prezantime dhe workshops. Pra, persona të kësaj fushe do ndajnë ekperiencat e tyre në lidhje me Open Source Design.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë mjafton të regjistroheni paraprakisht.

Website: https://opensourcedesign.net/summit/
Regjistrim: https://opencollective.com/opensourcedesign/events/open-source-design-summit-2018-371ev#
Twitter: https://twitter.com/opensrcdesign
Vendodja: Ofiçina (OSM & Google maps)

Mariana


(Mariana Balla) #2

Grupi përshëndetje sërish!

Nëse dikush ka dëshirë që të na bashkohet është shumë e rëndësishme që të marri biletë më përpara. Mund të regjistroheni tek: https://opencollective.com/opensourcedesign/events/open-source-design-summit-2018-371ev#

Gjithashtu, eventi nis të premten me datë 2 me një takim informal tek Ofiçina. Do ketë pije dhe snacks.

Shihemi :wink:
Mariana