Open Labs hackerspace në gusht 2019

Të dashur hacktivistë,
me vendim të marrë gjatë takimit të fundit të anëtarëve të komunitetit Open Labs hackerspace nuk do planifikojë aktivitete për muajin gusht 2019 dh këtë vit. Do marrim disa javë pushim që të mbushim bateritë, të vizitojmë qytete të tjera, të ecim në male apo të shkojme në plazhe:


Hackerspace mund të jetë hapur nga anëtarë për pastrim, mirëmbajtje të dokumentacionit apo për të ujitur lulet, por nuk do ketë aktivitete të planifikuara si puntori, hackathons etj.

Për pjesën e dytë të vitit kemi planifikuar aktivitete rreth LibreOffice, OpenStreetMap, Mozilla, Wikimedia, openSUSE etj, dhe do i publikojmë në forum dhe në wiki të OL, por do kemi dhe punë intensive për disa aktivitete që mendojmë do kenë interes për të gjithe ne që jemi të interesuar që të kemi sa më tepër dije të hapur, teknologji me kodburim të hapur, të dhëna të hapura dhe provatësi online.

Në emër të anëtarëve të Open Labs: pushime të mbara dhe shihemi në shtator! :smiley:

R.S

4 Likes