Open Data Goldbook Në Gjuhën Shqipe: Ftesë Për Kontribut


(Krist Çunga) #1

Përshëndetje :raised_hand_with_fingers_splayed:

Këtë herë po ju shkruaj në kuadër të angazhimit tim pranë Collective68. Në kuadër të një projekti për ndërtimin e portalit open data në Bashkinë e Korcës, kemi filluar të përkthejmë në gjuhën shqipe manualin Open Data Goldbook, një dokument të mirëstrukturuar në fushën e të dhënave të hapura. Materiali është përgatitur fillimisht nga European Data Portal, një projekt i financuar nga Komisioni Evropian, dhe mund ta gjeni në gjuhën angleze në këtë link: https://www.europeandataportal.eu/en/providing-data/goldbook.

Sjellja e një dokumenti të tillë në shqip do të shërbente si një pikënisje për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve për publikimin, administrimin dhe përdorimin e të dhënave të hapura, nga administrata apo subjekte të tjera publike e private. Pavarësisht përpjekjeve tona për t’i qëndruar sa më besnik me konceptet, edhe pse në mungesë të theksuar terminologjie të dakortësuar gjërësisht në gjuhën shqipe, ne do të vlerësonim shumë kontributin e komuniteteve shqipfolese në përmirësimin e mëtejshëm të përkthimit të Open Data Goldbook në gjuhën shqipe.

I/e interesuar për të kontribuar?
Ne kemi përgatitur një blog post (për momentin në Anglisht) ku mund të lexoni më tepër rreth punës së bërë momentalisht nga ekipi ynë. Materialet nga ku mund të angazhoheni mund të gjenden më poshtë:

Sigurisht që i gjithë kontributi juaj do të publikohet sërisht duke respektuar licensën fillestare të projektit CC - BY duke mbartur dhe emrin e kontribuesit.

Meqënëse kemi planifikuar të publikojmë materialin dhe ne formatin PDF si dhe ebook (në format të hapur sigurisht), do presim për kontributet tuaja deri më 31.01.2019, të paktën për versionin e parë të publikimit. Për koordinim të mëtejshëm rreth projektit, ju mund të na kontaktoni në platformën tonë chat.collective68.tech (regjistrimi është i nevojshëm), si dhe duke përdorur formën e kontaktit që mund të gjeni në adresën collective68.tech. Sigurisht mund të shkruani dhe këtu.

:santa: Shihemi për festa në Hackerspace :deer:,

Kristi