OER ne Shqiperi

Pershendetje,

Po pyes per nje mik, a keni vrejte perdorim te open educational resources ne Shqiperi? Qofte edhe pavetdijshem ose me iniciative individuale te pedagogeve?

Arianiti

1 Like

Pershendetje Arianit,

Me aq sa kam ndeshur une gjate studimeve nuk kam pare ndonje iniciative indivuduale te pedagogeve ( te pakten persa i perket Universitetit Politeknik te Tiranes), madje dhe termin nuk e kam degjuar te perdoret me pare.
Por duke u bazuar tek perkufizimi me poshte:

Often cited is the William and Flora Hewlett Foundation term which defines OER as:
teaching, learning, and research resources that reside in the public domain or have been released under an intellectual property license that permits their free use and re-purposing by others. Open educational resources include full courses, course materials, modules, textbooks, streaming videos, tests, software, and any other tools, materials, or techniques used to support access to knowledge.

Ne baze e ketij perkufizimi mund te them se ka perdorim te “open educational resources” sidomos persa i perket pjeses software, ka raste kur studentet/nxenesit orientohen drejt perdorimit te software-eve te lire. Po keshtu ka dhe raste kur orientohen drejt moduleve apo materiale per kurset qe jane ne licensa te hapura.
Gjithashtu kam hasur dhe nje rast kur nje pedagog ka thene qe: “Menyra me e mire per studentet eshte te punojne me burimet edukative te hapura, pasi perfitojne me teper dije po ashtu dhe nuk kane kosto”. Ka sugjerime te herepashershme per perdorim te ketyre burimeve, por nuk di te kete iniciativa individuale.

Faleminderit,
Sidorela

1 Like

Faleminderit @Sidorela.

@arianit, a duket kjo si OER? https://ocw.fs.al/

Po kjo a duket si OER? http://www.bitbit.al/

Përveç rasteve më sipër, ka një rregull që normalisht duhet të zbatohet nga të gjithë pedagogët, që materialet e kurseve duhet ti bëjnë publike online, dhe të jenë të aksesueshme nga faqja e universitetit (nuk besoj se këtë rregull e ka vetëm Universiteti i Vlorës, duhet të jetë i përgjithshëm). Kështu që te faqet e pedagogëve zakonisht mund të gjenden materialet e kurseve që kanë dhënë ose që po japin.

1 Like

Po, duken. Paskem harru per materialin tend, nder me te miret :).

Po e shoh nismen per Shoqate për Arsim të Hapur. A ka pas sukses?

Dmth keni rregull ne Universitet qe i gjithe materiali ndihmes didaktik te jete publik? Ku mundem me i gjete keto?

Akoma jo.

Zakonisht profesorat i postojnë në faqet e tyre (të cilat janë kryesisht GoogleSite). Dhe këtu është problemi, që janë pak të shpërndara dhe të hallakatura, nuk ka një faqe qëndrore. Këtë problem kërkon të zgjidh edhe Shoqata për Arsim të Hapur, dmth të krijojë një faqe qëndrore për materialet mësimore, që të lehtësojë shkëmbimin e materialeve.

Pershendetje,

Mesa di dhe nga sa kam hasur gjate viteve te studimit ne fakultet, ne Universitetin e Tiranes (FEUT) nuk ekziston nje rregullore per kete. Personalisht kam hasur situata nga me te ndryshmet, nga dergimi i materialeve me email, ngarkimi ne nje site personal por qe files kane qene password protected, mbajtja thjeshte e shenimeve por pa patur akses te materialet, mundesia per te marr nje cikel leksionesh ne version elekronik vetem te fotokopja afer fakultetit etj.

Pra eshte plotesisht ne doren e pedagogut qe drejton lenden se cfare materialesh ndan me studentet dhe si i ndan ato.

Ne morin e problemeve qe ka arsimi ne Shqiperi, ekzistenca e nje platforme te tille qendrore mendoj se do krijonte nje lehtesim te madh per studentet.

Gjithe te mirat,
Silva

2 Likes

Te lutem jo triple posting pasi vijne si 3 emaile nese dikush ka aktivizuar mailing list ketu. Alternative eshte te editohet postimi.

Ndoshta dhe për profesorët.