New Year's Hacker Party

It’s that time of the year again :heart_eyes:

Ditën e premte 27-12-2019 mblidhemi në hackerspace për një takim pak me chilled dhe për t’i uruar njëri tjetrit një fundvit sa më të mbarë!!

  • Ku: tek vendi përhershëm :wink:
  • Kur: 27-12-2019
  • A nevojiten dije teknike për të marrë pjesë? - Well është ‘New Year’s Hacker Party’, pra sigurisht që jo!

Nëse ke dëshirë mund të sjellesh edhe pijen tënde ose diçka për të ngrëne.

Cheers
Mariana

4 Likes

Shumë faleminderit të gjithëve që na u bashkuat. Ishte shumë qejf :smiley:

Viti që kaloi ishte shumë produktiv për komunitetin pasi u konsoliduam akoma më tepër me anëtarë të rinj (ju kemi xhan!), u organizuan dicka më pak se 40 aktivitete, OSCAL vazhdoi traditën dhe në këtë edicion, u konsolidua dhe CryptoParty me një aktivitet që ndodhi në një kohë shumë të rëndësishme ku dhe e drejta për enkriptim po cënohet. Sigurisht u gëzuam pa masë që komunitete si openSUSE (komuniteti është në hapat e para), LibreOffice (vazhdojmë të kontribuojmë sigurisht) dhe Wikimedia Community User Group Albania bëjnë akoma një punë fantastike, pa u lodhur dhe në kushte jo të lehta, por me shumë pasion!:chart_with_upwards_trend:
Nuk mund të mos përmendet dhe angazhimi i anëtarëve të bordit :pray:për të facilituar në shumë mënyra infrastrukturën dhe dokumentacionin e nevojshëm për të organizuar cdo projekt, aktivitet apo thjeshtë që ne të kemi mundësinë të kalojmë kohë në hackerspace.

Një falenderim nga zemra të gjthëve që na u bashkuan dhe u angazhuan në një nivel apo tjetrin dhe në Patreon (https://www.patreon.com/OpenLabsAlbania) si dhe bashkëpunëtorët dhe organizatat partnere dhe simotra në të gjithë botën :earth_americas::earth_asia::earth_africa: që shpenzojnë shume energji për më shume teknologji free open source, domain publik, privatësi online dhe të dhëna të hapura. Ndihmon shumë fakti që ju kemi!

Personalisht cdo indicie për vitin 2020 lidhet me sfida të reja në nivel lokal (përmenda cënimin e privatësisë) që duhet të përballohen me kualicione sociale lokale dhe jo vetëm, një rritje të mëtejshme të komunitetit, akoma më tepër përdorim produktiv të hackerspace dhe nga jo-anëtarët, dhe me teper kod publik te gjeneruar nga para publike ( https://publiccode.eu/sq/ ).
Më e rëndëssihme: këtë vit Tirana do bëhet qendra e teknoloegjive open source dhe dijes së hapur me Wikimedia Hackathon 2020, OSCAL 2020, openSUSE Summit, Cryptoparty 2020 dhe shumë aktivitete të tjera të bashkëorganizuara!
Shihemi :mechanical_arm::muscle: në sfidat madhore të vitit 2020 për akoma më teper free open source tech/knowledge dhe privatësi online! Për më tepër të përbashkët(digjitale)!

Gëzuar Vitin e Ri miq! :open_labs::christmas_tree::tada:

R.S

3 Likes

Përshëndetje Redon. Nuk jam i sigurt nëse i keni kapacitetet njerëzore apo teknike, por shikojeni njëherë mundësinë për të marrë pjesë në GSoC 2020. Aplikimet për organizatat që duan të marrin pjesë mbyllen në 5 shkurt.

Mund të merrni shembull (ose ndoshta të kërkoni ndihmë) nga organizata të ngjashme me tuajën, të cilat marrin pjesë rregullisht dhe me shumë sukses. Më e famshmja është ajo greke: GFOSS. Të tjera organizata të ngjashme janë edhe: Developers Italia, Systers Community, FOSSASIA, FOSSDEM, etj.

Gjithashtu edhe unë kam pak eksperience me GSoC, meqë parvjet kam qenë mentor (për Debian). Pak a shumë e kam idenë si funksionon dhe po të jetë nevoja mund të diskutojmë. Si fillim duhet të keni një listë me 3-4 ide projektesh për GSoC, ku çdo projekt të ketë të paktën 1 mentor (më e mira është 2 ose më shumë). Një organizate që e ka për herë të parë (si puna juaj) nuk i miratohen më shumë se 2 projekte, por edhe ky do ishte një fillim i mirë.