Mundësi për bizneset open source: programi i vetëpunësimit nga UNDP


(Redon Skikuli) #1

Kohët e fundit janë krijuar biznese që lidhen me ofrimin e shërbimeve rreth teknologjive open source dhe paralelisht ne dijeninë time ka dhe pjesëtarë të komunitetit që dëshirojnë të krijojnë kompani të tilla.
Në këtë kuadër mendoj që mund të ndihmojë programi i vetëpunësimit nga UNDP Albania.

Programi i Vetëpunësimit mbështet të rinjtë që kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar biznesin e tyre. Nëpërmjet trajnimit mbi vetëpunësimin, këshillimeve të vazhdueshme gjatë gjithë fazave të programit, dhe mbështetjes financiare (në formën e pajisjeve dhe / ose materialeve), programi asiston në transformimin e ideve në biznese të qëndrueshme.

Të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeç të cilët dëshirojnë të vetëpunësohen duke hapur biznesin e tyre dhe aplikojnë me një ide të konsoliduar biznesi, si dhe nuk duhet të kenë aplikuar më pare në këtë program.

Të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në program do të përfitojnë:
– Trajnime për zhvillimin e idesë së biznesit dhe njohjen e koncepteve bazë të lidhur me vetëpunësimit;
– Mbështetje këshillimore individuale nga ekspertë financiarë dhe ligjorë për zhvillimin e planit të biznesit;
– Mbështetje për regjistrimin formal të biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB);
– Mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve dhe / ose materialeve deri në vlerën 500,000 Lekë;
– Mbështetje këshillimore gjatë vitit të parë të operimit të biznesit.

Në qoftë se keni pyetje ju mund të merrni pjesë në Ditët e Hapura Informative për programin që do të organizohen tek Qendra Rinore, në hyrje të Rrugës së Kavajës, Dt. 24 Shtator 2018, prej ores 11:00 - 13:00
Hyrja eshte e lire. Per me shume vizitoni http://aftesi.info/vetepunesimi/

Shënim: jam i angazhuar profesionalisht me komunikimin online të programit.
R.S