Muaji i LibreOffice

Edhe këtë vit në Open Labs muaji Dhjetor do ti dedikohet LibreOffice! Aktivitete të ndryshme do të ketë gjatë gjithë muajit, duke filluar nga historiku i LibreOffice, The Document Foundation, mënyrat se si mund ti bashkohesh komunitetit dhe se si mund të kontribuosh. Fokusi do jenë sërish përkthimet duke përdorur platformën Pootle për të përkthyer GUI, por dhe duke përkthyer video të bëra nga skuadra e marketingut, infographics etj. Gjithashtu do të merremi dhe me shtimin e artikujve për LibreOffice në shqip në Wikipedia, duke marrë pjesë kështu si ligjërues në Wikipedia Weekend 2017. Aktivitetet e fundit të muajit do ti dedikohen veçanërisht mënyrave të kontribuimit në skuadrën e Marketingut dhe Design, integrimit të Collabora Online në Nextcloud dhe takimi i fundit i komunitetit për këtë vit duke planifikuar eventet në vitin e ardhshëm.

Axhenda

  • LibreOffice dhe TDF (The Document Foundation) - 06.12.2017 @17.30
  • Artikuj në shqip për LibreOffice në Wikipedia - 10.12.2017 në Wikipedia Weekend 2017
  • Marketing dhe Design - 12.12.2017 @17.00
  • Collabora Online dhe Nextcloud - 16.12.2017 @16.00
  • Takim i komunitetit - 22.12.2017 @17.00

Shikoni faqen në wiki https://wiki.openlabs.cc/faqja/LibreOffice_Month_2017 për më shumë detaje rreth eventeve që do të zhvillohen.

Për ata që do të kontribuojnë në eventet që ne do të zhvillojmë gjatë muajit dhjetor do të kemi dhe LibreOffice swag. :wink: Çdokush mund të na bashkohet, edhe nëse nuk keni shumë (apo aspak) informacion rreth LibreOffice pasi do të informoheni gjatë eventeve që do të zhvillojmë gjatë gjithë muajit.

Cheers,
Jona

1 Like