Muaji i LibreOffice: Përkthime në gjuhën shqipe

Përshëndetje,

Nëntori është muaji i LibreOffice dhe për këtë arsye dhe Open Labs do organizojë një seri aktivitetesh dedikuar suitës office me kodburim të hapur, duke prekur tematika të ndryshme, nga prezantimi i softuerit, përkthim apo dizajn.

Aktiviteti i parë që do na njohë me produktin, por dhe do na japë mundësinë të përfshihemi në përkthimin në gjuhën shqipe vjen këtë të mërkurë data 06 nëntor ora 18:00 në Open Labs.
Më tepër mund të lexoni dhe në wiki: ndërlidhje

Apo artikullin nga blogu i Document Foundation: ketu.

Aktiviteti është një mundësi e mirë për tu njohur më mirë me platformën, pse jo dhe ta instaloni atë dhe së fundmi një mundësi për tu bërë dhe ju pjesë e komunitetit.

Shihemi të mërkurën,
Sidorela

4 Likes