Muaji i LibreOffice - Nëntor dhe Dhjetor 2018

libreoffice

(Jona Azizaj) #1

Përshëndetje grupi,

Edhe këtë vit në Open Labs do të organizojmë muajin e LibreOffice, ku do të ketë aktivitete të ndryshme gjatë muajit Nëntor dhe do të vazhdojmë dhe gjatë muajit Dhjetor. Aktiviteti i parë do të jetë me 3 Nëntor ku do ta nisim me prezantimin e LibreOffice dhe “The Document Foundation”, mënyrat se si mund ti bashkohesh komunitetit dhe se si mund të kontribuosh, çertifikimet etj. Aktivitete të tjera do kemi për LibreOffice Online, si të kontribuosh në kodin e LibreOffice dhe si të përfshihesh në skuadrën e design dhe marketing. Gjithashtu dy aktivitete do ti kushtohen përkthimit të GUI-së duke përdorur platformën Pootle. Data 22 dhjetor do të jetë takimi i fundit i komunitetit për këtë vit duke planifikuar eventet në vitin e ardhshëm.

Axhenda

  • Hyrje në LibreOffice - 3 Nëntor 2018 @11.00
  • LibreOffice Online - 7 Nëntor
  • Kodim - 14 Nëntor 2018
  • Dizajn - 21 Nëntor 2018
  • Përkthime #1 - 24 Nëntor 2018
  • Përkthime #2 - 5 Dhjetor 2018
  • Marketing - 19 Dhjetor 2018
  • Takim i komunitetit - 22 Dhjetor 2018

Faqja e përgjithshme për muajin e LibreOffice: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Muaji_i_LibreOffice_2018

Në ditët në vijim do të mbushen me informacione dhe faqet per eventet specifike. Ping @Mar @anxhelo @rskikuli @silva.arapi @Augest @IzabelaBakollari @nshehu për këtë. Gjithashtu unë mendova ti shkruaja në shqip por mund ta ndryshoni emrin e aktivitetit që keni marrë përsipër.

Nëse është dikush që do të ndihmojë me organizimin e aktivetit mund të shkruani në këtë thread. :slight_smile: Sigurisht që hyrja është e lirë dhe çdokush mund të vijë e të na bashkohet në aktivitetet që do kemi.

Cheers,
Jona


LibreOffice 2019
(Jona Azizaj) #2

Nesër nisim me aktivitetin e parë në kuadër të muajit të LibreOffice, në orën 11:00, në Open Labs. Çdokush është i mirëpritur, sidomos ata që duan të dinë më shumë për LibreOffice dhe se si të fillojnë të kontribuojnë. :slight_smile:

Në wiki gjeni më shumë detaje për aktivitetin: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Muaji_i_LibreOffice_2018/Hyrje_në_LibreOffice
Eventi në Facebook: https://www.facebook.com/events/290249791826801/

Shihemi nesër :slight_smile:


(Nafie Shehu) #3

Sot vazhdojme me aktivitetin tjeter ne kuader te muajit te LibreOffice ne oren 17:45 :slight_smile:

Me shume detaje ketu: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Muaji_i_LibreOffice_2018/Përkthime

Faleminderit,
Nafie


(Redon Skikuli) #4

Kur është takimi i ardhshëm grupi dhe kush është planifikuar ta bëj lead?

R.S


(Nafie Shehu) #5

I gjen me poshte detajet:

Përkthime #2- 15 Dhjetor 2018 (Marinela)
Marketing - 19 Dhjetor 2018 (Redoni)
Takim i komunitetit - 22 Dhjetor 2018(Nafie)