Përshëndetje,
Edhe këtë vit në Open Labs vijojmë me organizimin e Muajit të LibreOffice i cili konsiston në një seri aktivitetesh që i dedikohen këtij projekti.
Tashmë është zhvilluar aktiviteti i parë për këtë muaj, i publikuar më parë edhe nga @Sidorela këtu: Muaji i LibreOffice: Përkthime në gjuhën shqipe
Një seri aktivitetesh do të vijojnë si më poshtë:
- Si të kontribuoni në Dizajn/UX të LibreOffice (dt. 20.11.2019 ora 18:00)
- LibreOffice: Marketing & Advocacy (dt. 23.11.2019 ora 18:00)
- LibreOffice Localisation Sprint Nr.2 (dt. 26.11.2019 ora 13:00)
Ndërkohë edhe evente të tjera do të publikohen në vijim.
Më shumë detaje mbi secilin aktivitet mund të mësoni përmes faqes së dedikuar në wiki: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Muaji_i_LibreOffice_2019
Shihemi në Open Labs
–
Silva