Mirëmbajtje serveri

Kam nevojë për ndihmë për të mirëmbajtur një server. Nuk është thjesht një apt update/upgrade sepse janë të instaluara edhe disa aplikacione në Docker, kështu që edhe imazhet docker dhe aplikacionet duhen bërë update/upgrade.

Kjo punë mund të shkojë maksimumi 2-3 ditë në muaj (p.sh. një fundjavë). Kështu që mund të jetë punë e përshtatshme për ndonjë student (duke qënë se edhe shpërblimi është relativisht i vogël).

Kërkesa minimale është familiariteti me komandat e Linux-it (nqs e përdor Linux-in përditë, aq më mirë).

Nëse dikush është i interesuar, më shkruani te dashohoxha@gmail.com

1 Like

Mendoj se @kominoshja ka info për këtë.

R.S

Vetë @kominoshja ndoshta është pak si “overqualified” për këtë punë, por nëse njeh dikë që mund të jetë i interesuar mund tia sugjerojë. Do tia dija për nder.

Heya,

Unë mund të kontribuoj me gjithë qef, por nëse është dikush që dëshiron te kontribuojë, dhe nuk ndihet i sigurtë, gjithashtu mund tju ndihmojë për të mësuar si ta administroni.

Mbase @aulona1 ka dëshirë?

2 Likes

Boris, të falenderoj për gatishmërinë, por këtë pjesë e mbuloj unë (dmth për tu treguar se çfarë duhet bërë në server), për vetë specifikat që ka serveri (mënyra se si janë instaluar aplikacionet).

Gjithashtu bëhet fjalë për një shërbim të paguar (edhe pse pagesa është aq e vogël, saqë vetëm ndonjë student mund të jetë i interesuar).

1 Like

Faleminderit për përgjigjen @dashohoxha!

Mendoj që pagesa është një incentive e mirë, por incentiva më e madhe është potenciali për të mësuar. Ngelem ne gatishmeri nëse nevojitet ndihma ime!

2 Likes

Është shumë e vërtetë.

Nëse je i gatshëm për të ndihmuar, absolutisht nuk mund ta refuzoj. Më shkruaj te dashohoxha@gmail.com për tu marrë vesh për detajet dhe për tu kordinuar.
Faleminderit.

2 Likes