Duke marrë shkas nga përvoja shumë e mirë profesionale dhe personale që kam patur së fundmi me disa anëtarë të Open Labs, si dhe duke marrë parasysh interesin e lartë që pati eventi i punëtorisë mbi përgjimet masive zhvilluar në mjediset e Logut para pak muajsh, në emër të Organizatës Politike, shpreh dëshirën për bashkorganizimin e një Micro Crypto Party, në mjediset e qëndrës sonë sociale Logu i Shkëndijës.
Për më të rinjtë që ndoshta kanë nuk e kanë informacionin, Open Labs dhe Organizata Politike kanë ndarë të njëjtin mjedis (ish Logu te Frosina Plaku) në fillimet e formimit të tyre.
Si datë për aktivitetin, unë do të propozoja datën 13 Nëntor 2018, që i bie rreth një muaj nga CryptoParty Tirana 2018. Sa për detajet e eventit, mund të biem dakord menjëherë pas dakordësimit në parim për zhvillimin e tij.
Për aktivitetin do na duhen mentorë pasi pas hapjes së aktivitetit pjesëmarrësit do ndahen në grupe. Deri tani bashkë me mua jemi tre persona që jemi shprehur. Në qoftë se je anëtar i OL dhe dëshiron të marrësh përsipër mentorim të lutem shëno këtu emrin tënd bashkë me një fjali që përshkruan cfarë do marrësh përsipër të prezantosh gjatë aktivitetit (komunikim i sigurtë me aplikacione chat, enkriptim email etj). Set-up do jetë pak a shumë si tek CryptoParty i parë që organizuam vitin e kaluar por më i vogël në shumë nivele. Faleminderit.
Pershendetje te gjitheve!
Sa i perket aktivitetit do doja te ofroja ndihmen time per anen logjistike ne mbarevajtjen e eventit (jo vetem per shperndarjen e biskotave :P). Gjithashtu doja te dija sa persona jane te nevojshem per kete pjese, ne menyre qe te koordinohemi mes nesh, si edhe cfare nevojitet nga ana infrastrukturore.
Anita
Ke shumë të drejtë që pyet. Si përfundim vendosëm për datën 17 nëntor për shkak se menduam se ishte data që i përshtatej më mirë anëtarëve të OL dhe të Logut.