MaptimeTirana


(Redon Skikuli) #21

Duhet patjetër një takim i grupit para OSCAL që të ketë organizim sa më të mirë për info booth pasi ësthë vendi më i mirë për të prezantuar OSM tek anëtarë të rinj potencialë të komunitetit.


R.S


(Elio Qoshi) #22

Silva? Ke filluar ti ngaterrosh vajzat tona? :scream:

Po shoh dicka kete jave per logon e Maptime Tirana


(Amanti Lulo) #23

Përshëndetje,

Mbas një diskutimi që bëra me @Sidorela në telegram menduam te organizojmë eventin tjetër të MaptimeTirana të premten datë 26 Maj.

Si temë të kësaj rradhe mendova të ishte “Si te marrim të dhëna nga OSM dhe ti përdorim ne QGIS”. Doja të dija se sa interes ka kjo tematike për pjestarët e OpenLabs dhe të tjerë në përgjithësi.

Mendoj qe kjo temë do të jetë pjesë e një cikli temash të cilat do të zhvillohen në mënyrë periodike në maptime, në këtë mënyrë do u leme mundësi të gjithëve që të marrin pjesë tek eventi që i intereson dhe nqs nuk kanë mundësi të marrin pjesë mjafton të presin eventin e rradhës me të njëjtën tematike. Ndërmjet këtyre eventeve “default” do të mbajmë dhe evente të tjera të ndryshme. Të paktën kjo ishte ideja ime se si mund ta organizojmë MaptimeTirana dhe të flasim për shumë tematika pa u perseriëur shume shpesh dhe duke i lënë mundësi të gjithëve të mësojnë gjëra të reja.

Cheers,
Amanti

PS: Një gjë e fundit, preferoni një Windows tutorial apo Linux based?


(Sidorela Uku) #24

Hej @diskmanti +1 nga une per eventin.
Mendoj qe eshte ide e mire te kemi nga nje maptime cdo muaj, për të folur për tema të ndryshme rreth OSM.


(Redon Skikuli) #25

Në parim mendoj që një takim në muaj është i domosdoshëm që komuniteti të rritet akoma më tepër. Po të jetë në datë të specifikuar takimi akoma më mirë. Do insistoja që të fokusohemi në GNU/Linux dhe jo programe/platforma që nuk janë me kodburim të lirë dhe të hapur. Gjithashtu mendoj që idealisht tamatikat të mos jenë shumë të avancuara pasi njerëz që bëjnë hapat e tyre të para mund të ‘frikësohen’, por sigurisht pa u limituar në këtë. Personalisht nuk do jem në Tiranë atë ditë por kjo nuk duhet të jetë pengesë sigurisht.

Krijova akivitetin këtu: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Maptime_Tirana_2
Ju lutem promovojeni sa më shpejt aktivitetin në qoftë se nuk ka kundërshtime nga dikush dhe shtoni të dhënat tekaktivitet në një faqe të dedikuar dhe më specifikisht:

ps 1: bisedat ne Telegram do propozoja qe te jene ose ne OLs group ose ne OSM Albania group qe te kete sa me teper gjithperfshirje.
ps 2: me logon cfarë u bë?
Suksese!


R.S


(Sidorela Uku) #26

@rskikuli faleminderit, do i vendos të dhënat për aktivitetin në wiki.

Objektivi që kemi pasur si grup i OSM ka qenë minimumi një aktivitet në muaj. Ajo që mendoj që nëse kemi hapësira të organizojmë mesatarisht dy aktivitete, kryesisht një mapathon me fokus editimin dhe një event ‘maptime’ ku të flasim për tema të ndryshme rreth OpenStreetMap, dhe gjatë cdo takimi mund të japim ide për eventin e radhës. Realisht kërkon shumë punë dhe angazhim.
@diskmanti mund të krijosh eventin në maptime.io/tirana ashtu si radhën e kaluar?
Faleminderit!


(Amanti Lulo) #27

Hello,

Sapo hodha eventin e ri tek faqja e maptimetirana.

Persa i perket ceshtjeve qe u ngriten, mendoj:

  1. Te organizohen te pakten 2 aktivitete ne muaj, si ka propozuar dhe @Sidorela. Gjate njerit aktivitet te behet nje mapathon i OSM dhe gjate tjetrit te flitet per tema te ndryshem rreth maps, cartography, web maps ,etc. Dmth se si mund te aplikohen te dhenat e OSM ne fusha te ndryshme.
  2. Mendova se ndoshta do ishte me e lehte qe workshop te zhvillohet ne Windows duke qene se shumica e njerezve kane ate si OS ne pc e tyre dhe jane me te familjarizuar me ate platforme. Por nga ana tjeter jam dakord me @rskikuli qe duhet te perdoren open source software. Mendoj se kjo eshte dicka qe duhet diskutuar me shume. Mbase dhe mund te behet ndonje votim i thjesht rreth kesaj teme.
  3. Keto “tutoriale” do te jene te entry level, dmth qe do te behet nje prezantim i hapave te pare rreth ketyre tematikave. Kur te vi momenti do te zhvillohen dhe meetup te tjera me ndonje teme pak me te avancuar. Po besoj se ne fillim duhet te shohim se si do eci.
  4. Per logon dhe une do doja te dija cfare u be :smile:

Amanti


OpenStreetMap Belgium collaboration
(Nafie Shehu) #28

Hey :slight_smile:
Ketu keni aktivitetin ne facebook: https://www.facebook.com/events/474950116182915/

Cheers :smiley:


(Elio Qoshi) #29

Sorry, kam qene pak i zene per ta bere logon dhe nuk ishte me te vertete frymezuese shembujt qe kam pare deri tani nga chapters te tjere :stuck_out_tongue:

Ne lidhje me tutorialet: duhet te jete specifike per ndonje OS? Windows eshte sistem operimi dhe kjo nuk duhet te na ndaloje qe te ndihmojme njerez te perdorin softuer FLOSS ne ate platforme. Nese workshopi do ishte drejtuar ndaj sistemit te operimit, jam dakord qe duhet te evitojme proprietary software, por ne kete rast nuk eshte.


(Amanti Lulo) #30

Hello @elioqoshi,

Ne cfare pike je egzaktesisht me logo, ke ndonje “demo” apo general idea?


(Elio Qoshi) #31

Hey njerez,

Sorry per vonesen por bera logon e Maptime para ca ditesh. @diskmanti i pelqeu, cfare mendoni?


(Redon Skikuli) #32

Hey @diskmanti, @Sidorela, @anisakuci, @jbelien dhe OSMista te tjere cfare mendoni per kete?

R.S