Maptime nr.3: Prezenca ne State of the Map

Pershendetje te gjitheve :slight_smile:

Meqenese gjate ketij muaji nuk kemi pasur asnje aktivitet lidhur me OpenStreetMap, sugjeroj te kemi nje te tille brenda muajit. Me duket e nevojshme duke qene se @anisakuci9 dhe une do te jemi ne State of the Map ne gusht (shpresojme mos te kemi problem te minutes se fundit) do ishte mire te bisedonim rreth prezences qe ne do kemi atje, ne menyre qe te mos perfaqesojme vetem veten tone si individe por te gjithe komunitetin tone.
@anisakuci9 do te kete si teme “Si te krijojme komunitete”, ide apo sugjerime qe keni do te na ndihmonin te pergatisnim me mire prezantimet tona.
Nderkohe une do kem workshop per te edituar ne OpenStreetMap duke perdorue iD editor dhe JOSM, prezenca juaj ne kete takim do me ndihmonte me pergatitjen per konferences. Permendja e vecorive karakteristike te editoreve, sugjerime te tjera se si mund ta organizoj workshopin do ishin vertet nje ndihme per mua.

Cdokush qe ka deshire dhe mundet mund te na bashkohet.
Akoma nuk kemi nje date fikse, mendoj qe mund te organizohemi ne date 29.07.2017 mesa di nuk kemi aktivitet tjeter atehere. Si mendoni?

Faleminderit
Sidorela Uku

1 Like