Maptime #6

osm

(Amanti Lulo) #1

Pershendetje fellow mappers,

Do propozoja te zhvillonim maptime e radhës brenda këtij muaj.

Tema e kësaj rradhe do jete rreth web development të një app duke perdorur Javascript. Duke qenë se dhe vete nuk jam developer i zoti do jete diçka kinda basic po do mundohem të shpjegoj gjërat me kryesore.

Por si fillim do doja një feedback nga ju nqs ju intereson si temë apo do ishte me e frytshme te flisnim për ndonjë temë tjetër, si vector tile servers apo gdal.


(Sidorela Uku) #2

Hey Amanti, count me in +1.
Jam dakord me propozimin duke qenë një temë në të cilën kam interes dhe vetë të mësoj më tepër (pak egoiste këtu).
Nëse s’kemi kundërshtime me anëtarët, do të ndihmoj dhe me promovimin e eventit :slight_smile:

Një gjë që nuk është shumë e qartë, web app do përfshijë informacione gjeografike, duke parë që është pjesë e maptime?

Cheers,
Sidorela


(Redon Skikuli) #3

Unë kam frike të them se do jem se nuk e kam mbajtur premtimin disa herë :/. Por e sigurt që do ndihmoj me promovimin.

R. S


(Augest) #4

+1
Edhe mua më duket një event me shumë interes


(Nafie Shehu) #5

+1 edhe nga une. Cfare date propozoni qe te mund te vij ne kohe kesaj radhe :stuck_out_tongue:

Cheers


(Amanti Lulo) #6

@Sidorela Si e kam thënë me lart, unë nuk jam developer. Aq pak sa di i kam mësuar në lidhje me web maps dhe normalisht qe do te jetë një web app në GIS. :smile:

Si datë po mendoja ta zhvillonim më datë 27 Prill ora 19:00. Nuk e di nqs është ok.


(Sidorela Uku) #7

Do propozoja pak me shpejt se sa data 27, si mendon me 25 qe eshte e merkure?


(Amanti Lulo) #8

Besoj se është ok me date 25 Prill.


(Augest) #9

Edhe unë jam pro datës 25, por me të njëtën orë 19:00


(Amanti Lulo) #10

Sapo hodha eventin tek lista e aktiviteteve dhe krijova faqen ne wiki. Po e kaloj kete postim ne pjesen publike te forum