Rreth MaptimeTirana ep. 3 qe mendohet te zhvillohet nje dite nga java tjeter temat qe po mendoja te trajtoja jane 2 keshtu qe po krijoj nje poll dhe votoni me te miren.
@diskmanti është me shumë prioritet mendoj që të procedojmë me bashkinë që të shfrytëzojmë sa më mirë qasjen pozitive që institucioni në fjalë ka sa më shpejt. E thënë kjo mendoj që një takim i dedikuar në atë cështje do ndihmonte. Si mendon?
Per mua eshte ok po nuk di se ne cfare teme te fokusohem. Ndoshta duhet te me japesh ndonje hint rreth kesaj ceshtje. Dmth ku mund te ndihmonin dijet e mija rreth te dhenave te bashkise. Pervec pjeses se import e kam fjalen
Pjesa e importit është puna më e madhe. Verifikimi i të dhënave gjithashtu. Do shtoja dhe përpilimin e një press release në shqip dhe anglisht për mediat lokale dhe ato të huaja. Eshtë goxha punë
E kuptoj cfare do te thuash por e kisha fjalen rreth maptime dhe te dhenave te bashkise. Nga sa me shkruajte une kuptova qe kete maptime ta benin rreth nje teme ne lidhje me te dhenat e bashkise. Tasks qe ke permendur me siper jane te rendesishme por nuk jane pjese e maptime
Atëherë procedoni me një nga të dy temat - atë qv mendon mv mirë - pasi kam ndjesinë që pak njerëz janv ekspozuar tek të dyja. Po hap një thread tjeter për cështjen e bashkisë pasi duhet proceduar dhe me atë si temë asap
Tani që po e rimendoj propozoj hyrje dhe prezantim të ‘Mapillary’, një platformë që më duket shumë interesante për shumë arsye. Hidhini një sy: https://www.mapillary.com
Besoj se këtë temë më mirë mund ta trajtoj vet një nga personat e mapillary. Ne mos gaboj një prej tyre u ofrua te vinte tek maptime. E kontaktoi njeri qe te organizojmë dicka?
Edhe pse ka shumë persona që nuk janë ekspozuar tek ato tema, Maptime ka për qëllim që ti ekspozojë tema të tilla tek persona qe nuk i dinë.
@diskmanti për cilin person nga Mapillary e ke fjalën? Shumë pak nga ne janë ekspozuar në Mapillary dhe i vetmi që ka punuar disi më shumë është @Augest dhe unë - të paktën me informacionin që kam deri tani. Në qoftë se biem dakort që Mapillari do jetë në fokus e bëj lead me Augestin. Si të jetë më mirë dmth.
Me kontaktoi nje person ne twitter, Cristopher Beddow, i cili ishte i interesuar te zhvillonte nje workshop te mapillary gjate MaptimeTirana. @elioqoshi bashke me mua i kthyem nje pergjigje qe do ishte interesante po ta zhvillonte nje workshop rreth mapillary.
Si tematike e diskutuam edhe gjate osm meetup dhe rame dakord qe duhej bere dicka me mapillary meqe ata edhe i kane dhuruar nje 360° camera openlabs.
Keshtu qe mendoj qe nje workshop me mapillary do ishte ok per tu zhvilluar. Mua personalisht do me interesonte sepse eshte nje teknologji te cilen nuk e njoh po qe po ecen me goxha vrull dhe duket shume interesante.
Nqs doni te vazhdojme ne kete drejtim ke do te caktojme qe te flasi me ta ne menyre qe te organizojme dicka.
PS: Meqe ra fjala mund ta marr borxha ate kamera, dua ta provoj kete fundjave.
Gjithashtu besoj se mund te organizojme te 2 workshops te maptime, si ate per mapillary si ate te zakonshmin. Besoj se dhe atyre do i duhet ca koha sa te vine deri ketu dhe te bejne gati gjerat e veta.
+1 per Mapillary Workshop. Dakord jam dhe ta marresh kameran per ca dite sic beri dhe Augesti. @anxhelo dhe @Augest duhet te kene ca dije per Mapillary / 360 photos besoj
Që të mos hapërdahemi, Maptime i ardhshëm le ta bëjmë ose me fokus Mapillary ose me një nga dy tematikat që prezantove. Your choice Nqs vendosim Mapillary atëherë mund ta trajtoj dhe unë si temë me shumë qejf. Thjesht vendos ditën dhe orën si dhe tematikën në bazë të cështjeve më lart.
Për personin që do vijë nga jashtë ësthë super që po vjen, mjafton të na thotë 2 javë përpara dhe mos vijë gjatë datave 10.07.2017 - 31.08.2017 pasi nuk do ketë shumë njerëz dhe nuk do jetë efektive.