Hey njerëz,
Disa prej jush mund ta dinë që prej disa kohësh jam involvuar si dizajner në OONI (Open Observatory of Network Interference), pjesë e Tor Project, Qëllimi i grupimit është të zbulojë ndërhyrje në internet nga qeveritë dhe kompanive të shërbimit të internet, si dhe të ofrojë të dhëna dhe statistika të detajuara për këto raste në të gjithë botën. Natyrisht që gjithçka që bëjmë është Free Software dhe Open Source. Të dhënat janë CC-BY-SA 4.0 International.
Si pjesë e këtij misioni, kemi punuar mbi OONI Probe, aplikacionin që teston rrjetin tuaj për censurim dhe ngadalësim të rrjetit. Për momentin aplikacioni për iOS dhe Android nuk është i përkthyer në Shqip.
Ma ha mendja që më pak se 1 orë punë është. Në kohën që shkruajta këtë postim mund ta kisha bërë dhe unë ndoshta por nuk është aty ideja
Projekti është në Transifex:
Aplikacionin mund ta gjeni në F-Droid, Google Play dhe App Store nëse kërkoni “ooniprobe”
SI thoni?