Livestream per Linux Weekend

Përshëndetje grupi,

Si fillim shpreh kënaqësinë që kaluam nga një platformë e mbyllur si Google Groups në një platformë open source e tillë si Discourse, punë e mirë nga të gjithë.

Për më tej, duke marrë shkas nga biseda e zhvilluar në grupin e OL në Telegram, mbi idenë time për të zhvilluar livestream gjatë Linux Weekend këtë fundjavë, do doja mendimin tuaj mbi të. Unë mendoj se është diçka e bëshme dhe do ishte mjet shumë i mirë dokumentimi dhe do e marr vetë përsipër që të funksionojë.

Duke marrë shkas nga numri i regjistrimeve për Linux Weekend (ka kaluar 330 tashmë) mendoj se do ishte ide e mirë ta kishim dhe një livestream, sado e ulët të ishte shikueshmëria (duhet mediatizuar që të ketë shikueshmëri nëse do ishte ky qëllimi kryesor, por siç thashë, si herë e parë që është do shërbente dhe si test për livestreaming gjatë OSCAL).

Ju faleminderit.

2 Likes

Jam shume pro livestream. Nuk mendoj qe ndikon ne pjesemarrjen me te ulet fizike ne aktivitet. Nese dhe dikush qe nuk ka mundesi te vije ne event, e ndjek ne livestream, per mua eshte fitore. Mendoj qe eshte ekspseriment qe ia vlen ta provojme.

2 Likes

Curiosity killed the cat but not the fun
Le ta provojme them :slight_smile:
Megjithate shqetesohem qe do ndikonte ne pjesmarrjen ne nje konference ne madhesine e Linux Weekend

+1 qe te kemi livestream, shume dakord me Elion.

Livestream do ishte I mirë dhe për faktin që jo vetëm live, por edhe më pas, kushdo në pamundësi për të marrë pjesë do të mund të ndiqte aktivitetin, si dhe video mund të publikohet e plotë dhe ose pjesërisht nëpër faqe e rrjetë të ndryshme.

1 Like

Anxhelo fillimisht shumë faleminderit që jo vetëm e more përsipër por dhe e implementove me sukses. Të të pyes: kemi statistika për këtë? Si shkoi në përgjithësi? Ja vlen ta bëjmë në aktivitete të tjera?

ps: do propozoja që të limitojmë threads shumë të specifikuara, Në rastin konkret do propozoja psh që të jetë bsedë nën thread-in ‘Linux Weekend 2017’.

Faleminderit,


R.S

Statistikat nuk i kam nxjerrë akoma, me sa mbaj mend ishin diku tek 50 views për të dyja ditët, jo dhe aq keq duke marrë parasysh që nuk u mediatizua askund tjetër përveç grupit të OL në Telegram. Atëherë, disa pikat që ia vlen të përmend janë:

  1. Koha totale e streaming për të dyja ditët ishte afërsisht 11h 15 min. Kualiteti i streaming varet shumë nga rrjeti dhe vetë kamera, për këtë arsye nuk ishte shumë cilësore si testing ground që ishte dizenjuar të ishte.
  2. Mungesa e një mikrofoni me wireless e penalizonte goxha streaming pasi speakeri duhej të ishte gjithnjë afër laptopit që po bënte streaming në mënyrë që të regjistrohej.
  3. Kinect që u përdor ishte goxha i vjetër dhe kishte rezolucion të ulët pasi dhe bëra tweaks në mënyrë që të njihej nga laptopi pasi punon vetëm me XBOX360 native.

Mendoj se ishte një test i suksesshëm dhe në varësi se si shkojnë gjërat, mendoj se do na vlente shumë të bënim diçka të tillë por në përmasa më të mëdha për OSCAL 17, gjë që dua ta marr vetë përsipër (pas sigurimit të hardware të nevojshëm).

Ju faleminderit,
Anxhelo

2 Likes