Në rregull, i diskutoni dhe na njoftoni se çfarë u vendos.
Hi Klesti,
Te lutem mund ta zhvendosim per diten e enjte takimin?
Faleminderit,
Sidorela
Ne te njejten ore, pra 17:00
Kush do te jete tek grupi i organizatoreve?
Kush do te jete speaker at advanced linux dir?
Po sikur të bëjmë për fillestarët këtë tutorial:
kurse për të përparuarit këtë:
Si ju duken?
@kominoshja ose dikush nga admins, mund ta zhvendosni ju lutem këtë thread në kategorinë ‘shqip’? Flm
@Klesti do bëjmë një takim për t’u organizuar me të gjithë të interesuarit për të organizuar dicka të tillë. @Members kur mendoni?
R.S
Shikoni edhe mundësinë për pjesëmarrje virtuale (me videoconference, p.sh. https://meet.jit.si/, https://meet.jit.si/linux-day). Mjafton që dikush nga pjesëmarrësit realë të jetë i lidhur me një kompjutër ose celular, që tu krijojë mundësinë edhe pjesëmarrësve virtualë.
Ose bëjeni krejt virtuale. Ka shumë komunitete që funksionojnë vetëm me takime virtuale.
U ndryshua, thanks.
Une e kam pak te paqarte se ne cfare permasash doni te organizohet aktiviteti por mendoj qe do ishte shume mire nqs bejme dicka te vogel ne Open Labs si fillim dhe nqs ka interes bejme nje event te dyte me vone. Nuk mund te marr pjese ne organizimin e takimeve por do i ndjek kur te vendosni nje date dhe do shoh te ju bashkohem.
thanks!
Open Labs dhe nqs ka dhe interes per tu angazhuar per online e facilitojme si proces
R.S
Une konfirmoj pjesemarrjen time te shtunen
When is Linux Day? Will there be an event in Tirana? If so, I might want to help with a talk or anything you might need.
Cheers!
A mund ta lëmë për nesër (12/02) në 19:30 (nqs do jetë takim virtual)?
Pse jo https://meet.jit.si/? Nuk ka nevojë për instalim apo për rregjistrim.
Let ta provojmë në https://meet.jit.si/ol ose https://meet.jit.si/open-labs, kush të jetë e lirë nga këto të dyja. Se ndryshe nuk kemi si të kordinohemi.
Sapo folëm me Klestin.
Klesti do që të bëhet nga fundi i marsit, të premten në darkë (për nivelin fillestar) dhe të shtunën në mëngjes (niveli pak më i avancuar).
Unë sugjerova që të fokusohemi te komandat e Linuxit dhe te Bash-i, meqë këto janë njëlloj në të gjitha versionet (edhe në Mac).
Gjithashtu i premtova që do pregatis një workshop dhe një sfidë për pjesën e avancuar (nja dy orë). Kushdo tjetër që ka dëshirë të prezantojë diçka ose të bëjë ndonjë workshop është i mirëpritur.
Për shpërblimin e fituesit të sfidës nuk diskutuam gjë, por shpresoj që Klesti do mendojë ndonjë gjë vetë, ose do gjendet ndonjë sponsor.
@Klesti e diskutuam pak por nuk më vajti mëndja për këtë. Tani më erdhi në mëndje.
Për sfidat, ose edhe për workshopet (fillestare ose të avancuara), mund të përdorim këtë platformë: https://shell.fs.al/ (provo user1/pass1, ose user2/pass2).
Nqs do të instalosh një të tillë në serverin tënd shiko:
Temat e workshopit (Komanda Linux të Përparuara):
- Redirection, stdin+stdout+stderr, /dev/null, pipelines, filters (cat, sort, uniq, grep, wc, head, tail, tee)
- Regular Expressions (grep)
- Searching For Files (locate, find, xargs, touch, stat)
- Text Processing (cat, sort, uniq, cut, paste, join, tr, sed, comm, diff, patch, aspell)
- Networking (ping, traceroute, ip, netstat, wget, ssh, scp)
Një nga sfidat e mundshme: https://ocw.fs.al/mod/assign/view.php?id=583 (login si Guest)
Por ajo tjetra është më e thjeshtë dhe më e bukur. Nuk po e publikoj për të ruajtur sekretin
Për sfidën do lihet gjysëm ore në dispozicion: 20 min për ta zgjidhur, 5 min për të vlerësuar zgjidhjet, dhe 5 min për të sqaruar zgjidhjen më të mirë. A dëshiron kush të jetë në komisionin e vlerësimit?
Për nivelin fillestar do sugjeroja disa nga këto tema:
https://ocw.fs.al/mod/page/view.php?id=661 (login as guest)