Kurse pa pagesë nga Linux Foundation


(Mariana Balla) #1

Përshëndetje,

Disa muaj më parë @silva.arapi publikoi një mundësi që ofronte Linux Foundation për disa nga kurset e trajnimeve që zhvillon për t’i pasur ato falas. Këto scholarship applications atëherë kanë qenë për grupet në shoqëri që janë të nën-parfaqësuara në fushën e teknologjisë. Madje, dy nga anëtarët e Open Labs arritën të fitojnë nga një trajnim secila.

Tek website i trajnimeve sot zbulova që ka edhe kurse te cilat janë falas dhe jepet mundësia e certifikimit në fund të kursit me anë të një pagese prej $99. Hidhini një sy katalogut të kurseve. :wink:

Cheers
Mariana