Kurs për komandat e Linux-it

Së shpejti do filloj një kurs online për komandat e Linux-it. Kursi do jetë i plotë, duke filluar nga komandat më të thjeshta, tek ato më ndërlikuara, te skriptet Bash, etj. Programin e kursit mund ta gjeni te:

Kursi do zhvillohet online, 1 orë në javë, duke filluar nga data 20 nëntor (e shtunë), dhe do zgjasë rreth 10-15 javë. Çdo pjesëmarrës do ketë një account në serverin e trajnimit, me qëllim që të provojë komandat dhe të kryejë detyrat. Herë pas here do ketë edhe teste online me multiple-choice.

Rregjistrimi në kurs kushton 20 EUR (ose 2400 ALL). Për studentët ose aktivistët e OpenLabs është me gjysëm çmimi. Për nxënësit e shkollave të mesme është falas.

Po shikoj edhe për asistentë që të më ndihmojnë me organizimin dhe mbarëvajtjen e kursit. Kuptohet që duhet të kenë njohuri të mira për komandat e Linux-it, bash scripting, etj. Njohuritë rreth përdorimit të programit Moodle janë bonus. Nëse jeni të interesuar më shkruani te dashohoxha@gmail.com.

1 Like

Kam nevojë për ndihmë për të rregulluar pak pamjen e programit Moodle që do përdorim për kursin.

Momentalisht është e instaluar veshja Klass por e pa konfiguruar. Ajo që duhet bërë është përshtatja/konfigurimi i saj.
Ose po të dëshironi mund të provoni edhe ndonjë veshje (theme) tjetër.

Kërkesa minimale për këtë punë është që të keni pak përvojë me faqet web (HTML/CSS/images).

Gëzuar Festat e Nëntorit!
Me rastin e festave, të gjitha rregjistrimet që bëhen brënda këtij muaji do jenë falas.
Mund të rregjistroheni këtu: Training About The Linux Commands (27 November 2021) · Indico
Kurse një mendim për orarin mund ta jepni këtu: Nextcloud
Nxitoni se numri i vëndeve është i kufizuar.