Kufizimi për domainet .al - do reagojmë?

Ditët e fundit në disa media ka qarkulluar lajmi rreth disa ndryshimeve që AKEP ka bërë (ose ka propozuar që të jem më i saktë) ndryshime në rregulloren për administrimin e domain names .al .com.al etj. Revista monitor ka një artikull që e prezanton disi situatën: http://www.monitor.al/kufizimi-per-domainet-al-regjistruesit-kunder-masave-te-propozuara-nga-akep/.
Si anëtarë të një komuniteti që njihemi jashtë Shqipërisë kryesisht që kemi punuar shumë për zvillimin e internetit të lirë dhe të hapur në Shqipëri (përvec të tjerave) mendoj që në momente të tilla duhet të jemi vigjilentë dhe të dedikojmë kohën e duhur për të analizuar situatën dhe për të reaguar. Nuk e di sa vlerë ka të merremi e kontribuojmë në këto momente me komunitetet përkatëse jashtë kur ndodhin gjëra të tilla këtu ku jetojmë, që me sa kuptoj kanë dhe prapaskenën e tyre.

Shumë shumë i rëndësishëm mendimi i secilit dhe vendimarrje e shpejtë për reagim ose jo kundrejt situatës. Flm.

R.S

5 Likes

Sic eshte thene dhe ne chat, kam 2 pyetje se pari, pasi eshte ne seksionin publik postimi.

  • Kush eshte “ne?” Anetaret e Open Labs? Pjesetaret ne kete forum?
  • Cfare definon me reagim? Blog post? Rrjete sociale?

Ne varesi te pergjigjes se pare nuk e di sa ben sens qe Open Labs te perfaqesohet nga persona qe nuk jane anetar.

Ne lidhje me temen jam shume dakord qe Open Labs nuk mund te kete opinion mbi kete. Ka nevoje per nje press release dhe nje postim mendoj. Nese biem dakord, te pergatitet nje draft dhe ta postojme brenda dites se neserme ne Shqip dhe Anglisht.

Po punoj mbi nje draft ne Shqip ketu:

Goto this EtherPad

1 Like

Pershendetje,

Jam dakort qe duhet te kete nje reagim nje lidhje me kete por personalisht e kam shume te pamundur ne kete moment te ndihmoj per shkak te kohes. Mendoj qe eshte shume mire qe eshte ne thread publik sepse sa me shume te jemi qe japim mendime aq me shume e plote eshte puna dhe nuk duhet te fokusohet vetem ne anetaret e Open Labs pasi sic e kemi thene shpesh here anetaret kane pergjegjesi ne funksionim e hackerspace por kjo nuk con ne limit per perfshirjen e joanetareve kur behet fjale per fushata qe lidhen me ate cka ne promovojme dhe ashtu si cdo gje qe ne organizojme qe eshte e hapur per te gjithe. Nuk ju ndihmoj dot me draftin por patjeter qe do kete promovim nga ana ime nqs arrihet te pergatitet nje draft.

Faleminderit te gjitheve qe do punojne me kete :slight_smile:

Nafie