Krijimi i një fjalori për lokalizimet


(Izabela Bakollari) #1

Pershendetje,

Po mendojme se bashku me @silva.arapi dhe @rskikuli per zhvillimin e nje aktiviteti ku te krijojme nje fjalor te pergjithshem qe do perdoret gjate lokalizimeve te ndryshme.

Si mendoni?


(Dashamir Hoxha) #2

Po të doni mund të përdorni edhe këtë: http://fjalori.fs.al


(Elio Qoshi) #3

Te lutem pak detaje.
Ku eshte kodburimi i kesaj? Kush e ka krijuar? Kush eshte nen kontrollin e programit?

Shume mire per entuziazmin por nuk eshte projekt hobi per ndonje fundjave por shume pune ne fakt (crowdsourced ose jo)

Por nese i keni marre parasysh keto do sugjeroja qe te niset nje dokument me fjalet me te perdorura, dhe te rishikohet nga anetare te tjere ne Open Labs.

P.S: @IzabelaBakollari te lutem titujt ne forum me ë dhe ç. Minimalja per indeksim te sakte kur nuk e bejme ne paragrafe.


(Dashamir Hoxha) #4

(Elio Qoshi) #5

Super atehere! Mund te permiresojme fjalorin qe ke filluar ti atehere ne vend qe te rishpikim rroten :slight_smile:


(Redon Skikuli) #6

Si mund të shkarkoj të gjitha të dhënat në databazë?

R.S


(Dashamir Hoxha) #7

Te menuja ke “Shkarko”.

Është e mundur gjithashtu të instalohet aplikacioni në një domain tjetër që nuk kontrollohet prej meje, por edhe në këtë rast aplikacioni duhet të komunikojë me serverin, që gjithsesi kontrollohet prej meje.

Por nga ana tjetër është e mundur të instalohet edhe një server që nuk kontrollohet prej meje, dhe bile shumë kollaj. Një administrator me përvojë mund ta kryejë brënda një kohe shumë të shkurtër (por a gjen dot njerëz të tillë). Dhe atëherë mund të jeni 100% të pavarur prej meje.

Si tha edhe Skënderbeu: “Shpatën jua dhashë, por krahun nuk kam se si tua jap.” :slight_smile:


(Elio Qoshi) #8

@kominoshja eshte dicka qe mund ta bejme teorikisht?


(Redon Skikuli) #9

Pyetja ime kishte më tepër lidhje me liritë që të ofron dhe me pak më kontrollin që potencialisht dëshiron të ketë një grupim si OL.

R. S


(Redon Skikuli) #10

Përse të bëjmë diçka të tillë?

R. S


(Elio Qoshi) #11

Per te njejten arsye pse Geoportal i Tiranes te jete ne infrastrukturen tone dhe jo te nje individi. Arsye decentralizimi (aq sa mundemi) dhe pavaresie potenciale.


(Redon Skikuli) #12

Po licenca e projektit të Dashamiri të ofron shumë liri nga çdo aspekt. Plus përse është e centralizuar tek Dashamiri dhe jo tek serveri i OL?

R.S


(Elio Qoshi) #13

Nuk ka te beje me licensen. Ka te beje me ku eshte hostuar kodi / databaza

Sepse skuadra @infra eshte ne sherbim te anetaresise ne Open Labs dhe nuk eshte “entitet me vete” pra te gjithe anetaret vendosin si procedohet. Nese si Open Labs do procedohet me te kontribuar energji ne nje projekt, idealisht eshte te jete ne infrastrukturen tone. Ka nje arsye pse mban te dhenat e tua ne Nextcloud tendin dhe jo ne Nextcloud te Open Labs per shembull, apo jo?

Mastodon dhe Nextcloud jane shembuj te mire per self-hosting por te federuar pasi mund te komunikojne me servera te tjere thuajse sikur jane ne nje infrastrukture.


(Redon Skikuli) #14

Por vazhdon dhe si OL të jesh i centralizuar dhe jo i federuar. Gjithdsesi, ajo që më shqetëson në këtë rast është që nuk ështe e lehtë (pvr mua të paktën) të gjej se cili term i huaj (psh në anglisht) është dakortësuar të përdoret në një përkthim. Në qoftë se kjo rregullohet do isha shumë i lumtur në qoftë se materiali rri aty ku është dhe ne si orgainzatë sigurohemi që të bëjmë backups. Kështu ndihmojmë projektin e Dashamirin dhe plotësojmë qëllimin tonë.

R.S


(Dashamir Hoxha) #15

Edhe përgjigja ime me ato kishte lidhje.


(Dashamir Hoxha) #16

@kominoshja udhëzimet e instalimit i ke këtu (nqs ke ndonjë pyetje ose të duhet ndonjë ndihmë më thuaj) :


(Elio Qoshi) #17

Cfare quan centralizim? Se nuk eshte bardhezi. Definitivisht cfare pershkruan eshte me pak e centralizuar sesa te kesh te dhenat ne nje kompani tjeter.Nuk e di ku do te dalesh domethene.

Botekuptimi i centralizimit eshte shume i gjere. Unless kemi nje P2P Internet qe ul varesine nga server te vecuar ka gjithmone centralizim. Dhe ne ate rast ende mund te quhet centralizim ne ndonje aspekt.

Federim nuk ekziston ne nivel te kenaqshme per te mbaruar pune. Ke Nextcloud dhe Mastodon. Unless do zgjidhesh probleme me Blockchain si gjithe cool kids domethene. Nje pjese e mire e centralizimit nuk eshte teknik por i bazuar ne komunikim dhe vendimmarrje. Dhe mendoj qe Open Labs eshte mjaft i decentralizuar ne kete aspekt te fundit.


(Dashamir Hoxha) #18

Nuk ka asgjë të keqe nqs OL instalon serverin e tij B-Translator. Edhe unë jam pro decentralizimit. Përveç shpenzimeve për serverin dhe mirëmbajtjen e aplikacionit unë nuk kam asnjë përfitim prej tij, as nuk shes gjë dhe nuk kam as reklama.

Nga ana tjetër, nqs dikujt do ti shkrepet ndonjë ditë që ta sulmojë serverin, mund edhe tia arrijë qëllimit. Por nqs ekziston një kopje tjetër identike në OL, kjo nuk do ishte ndonjë problem i madh. Përmbajtja e dy serverave mund të sinkronizohet me shkarkim dhe ngarkim të përkthimeve.

Bile unë do propozoja që të bëjmë një punëtori (workshop) lidhur me instalimin e një serveri B-Translator, nqs ka të interesuar. Ose mund ta bëjmë gjatë OSCAL-it.


(Elton Ngjela) #19

Perse nuk e mendojme si API qe ti integrohet forumit. Ne rast se ne kemi nje liste me te gjitha fjalet me ç dhe me ë atehere do mund te ofronim nje sherbim anesor i cili vendoset si event lisenter tek forma qe po shkruaj tani dhe do beje ose sygjeroje ne menyre automatike shkrimin dhe konvertimin :slightly_smiling_face: