Pëshëndetje,
Nëse dikush ka dëshirë që të fillojë të angazhohet me ndonjë projekt open source por nuk e di se si ta nisi, phpList është në proces krijimi të një manuali te ri për software-in që është self-hosted dhe pa pagesë. Praktikisht, mënyra më e thjesht për të kontribuar dikush është të ndihmojë me shtimin e screenshots (që nuk kërkon aspak dije teknike). Sigurisht ka vënd edhe për code contributing por nëse ke frikë të nisësh me kod, atëherë mund të fillosh nga diçka shumë bazike. Ka edhe nje blogpost në lidhje me këtë: https://www.phplist.org/phplist-manual-we-need-your-screenshots/. I gjithë procesi ndodh duke përdorur një software open source që quhet BookStack.
Rreth phpList
phpList është një software 100% open source (i gjithë kodi ndodhet në GitHub) për dërgimin e newsletters. Në të shkuarën janë zhvilluar edhe disa aktivitete në OL për këtë dhe gjithashtu ka pasur edhe një infobooth respektiv në OSCAL.
Vetë jam e angazhuar me ketë projekt por mendova ta ndaja edhe në forum për të gjithë ata që kanë dëshirë të fillojnë kontribuojnë në open source.
Let me know nëse dikush ka dëshirë të përfshihet
Mariana