Kërkesë lidhur me Gjuhën Shqipe

Përshëndetje OpenLabs njerëz,
Ka një kohë që jam duke e hulumtua mundësinë e avancimit teknologjik të gjuhës shqipe.
(P.sh. pse LibreOffice nuk ka spell check për shqip)
Hulumtimi më dërgoi deri te linku: http://shkenca.org/k6i/ (aty file-at kanë GPL 2 licencë)
Aty shkruan se Luan Kelmendi është autor i file-ave. Në kërkim të Luan Kelmendit, erdha te faqja e Firefoxit: https://addons.mozilla.org/en-US/firefox/addon/albanian-dictionary/
Në faqe të Firefoxit shkruan se Licenca është LGPL 3.

Mos e njeh dikush Luanin, apo mos e din dikush ndonjë alternativë të Fjalorit Shqip që mund të ketë ndonjë licencë tjetër? MIT apo Apache 2.0?

Përshëndetje Partin dhe mirëseerdhe në forum-in e komunitetit tonë. Për këtë cështje është biseduar në FOSSCAMP, një aktivitet i organizuar në Greqi para ca kohësh ku Lior, një nga kontribuesit e LibreOffice nga Izraeli, na ndihmoi për të njëjtën cështje për Debian dhe kam përshtypjen mund të ndihmojë dhe në këtë rast. I shkruajta Lior-it në chat duke ndarë link-un për këtë postim dhe shpresoj që të na ndihmojë.

R.S

Faleminderit Redon.:heart:

@rskikuli a ka ndonjë përgjigje nga Lior-i?