IoT me raspberry pi dhe python

Pershendetje,

Do bej nje projekt smart home ne Iot me raspberry pi dhe sensore ambientesh programuar ne Python per teme diplome masteri.
Doja te pyesja nese eshte e mundur te perdor e te huazoj paisje iot te OpenLabs nese I ka keto, edhe jashte ambienteve te OpenLabs, dhe ti kthej ne fillim te tetorit, sapo te mbroj diplomen?

Faleminderit,
Alba

Përshëndetje Alba. Ndjesë për përgjiogjen e vonuar, por në Gusht pjesa më e madhe e anëtarëve të hackerspace jemi me pushime dhe hackerspace është kryesisht mbyllur.
Fatkeqësisht nuk lejohet përdorimi i materialeve jashtë hackerspace pasi anëtarët e Open Labs, që është dhe grupi përgjegjes për hardware, e kanë të pamundur të ndjekin statusin e materialeve kur huazohen :frowning:
Mund te lexosh më tepër këtu: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Inventar

Gjatë gushtit hackerspace është mbyllur, por në qoftë se të ndihmon mund të koordinohesh me mua apo me një anëtar tjetër që të kesh mundësine të punosh nga hackerspace, mjafton që të koordinohesh në chat-in tonë publik paraprakisht. Shpresoj që dicka e tillë të të ndihmojë sadopak.

R.S

Pershendetje Redon,

Ma mori mendja qe kete muaj jeni pushim, edhe une jam me pushime nga fundi i gushtit vij serish.
Faleminderit per pergjigjien dhe ndihmen.

Gjithe te mirat,
Alba