Internews Journalist Fellowships në Shqipëri

Internews ka hapur aplikimet për gazetarë të interesuar ne siguri dixhitale që kanë deshirë të përfshihen në aktivitete kërkimore, studime dhe punëtori në Shqipëri. Ofrohet një bursë prej 4000 USD për një kohëzgjatje 12 mujore që kërkon një përkushtim kohor prej afërsisht 25 oresh në muaj. Kostot e aktiviteteve janë të mbuluara nga Internews gjithashtu.

Nëse keni interes, hidhini një sy FAQ në faqe (në Anglisht) dhe mund t’ju lidh me kontaktin që mbikëqyr programin po të dëshironi.