Ikonë identifikuese për “Open Labs”

Hey,
pas eventit të sotëm me Borisin, Mecon dhe Kristianën, po mendonim se do duhet të vendosim një tabelë identifikuese në rrugë, për të sinjalizuar ku është hapësira e Open Labs Hackerspace, për të gjithë që janë të interesuar.

Për ta bërë këtë do të na duhet:

  • Të interesohemi si janë rregullat për të vendosur një tabelë në rrugë (që të dimë si ta sajojmë).
    Për këtë do të interesohem unë.
  • Të punojmë handmade tabelën. PING @Klesti
    Për këtë do të kujdeset Klesti, duke ndarë me ne nevojat logjistike dhe për të blerë materialet e nevojshme.

Mund të mblidhemi pas dy fundjavash në Open Labs për ta menduar estetikisht dhe funksionalisht

Pafshim <3

2 Likes

Në aktivitetin e bashkëorganizuar nga Daniel, një pjesëmarrës që nuk ja mbaj emrin u ofrua që të ndihmojë financiarisht me këtë. @SoniaB folët ju?

R.S

Nje djale doli vullnetar te na ndihmonte me nje tabele te mirefillte. Me tha qe do me kontaktonte pas dates 10 Maj.
Mund ta kontaktoj ne Telegram pas kesaj date.

Ide shumë e mirë kjo e tabelës, vetëm të keni parasysh që për tabela duhet paguar taksë në bashki. Nuk e di se si funksionon për shoqatat, por duhet të jetë diçka e ngjashme si për bizneset.

1 Like