Identihub workshop


(Mariana Balla) #1

Hi all,

Doja edhe unë të propozoj një event. Propozoj që më datë 14 korrik dhe ora 18:00 të zhvillojmë një workshop/prezantim me fokus Identihub. Identihub është një software me kod-burim të hapur (ndodhet në GitHub) në të cilin mund të hostosh asetet vizuale për brandin tënd. Me “asete” nënkuptohet gjithçka që lidhet me detaje rreth brandit si logo, font, ngjyra dhe ikona të ndryshme. Identihub ka një version demo por mund t’a hostoni edhe vetë në serverin tuaj. Një shëmbull shumë i mirë për t’i hedhur një sy është faqja e shfletuesit Firefox.

Deri më tani Identihub është prezantuar në konferenca si FOSDEM dhe Chaos Communication Congress (CCC). Në këtë event do bëjmë një overview të kësaj platforme dhe do shohim se si mund të krijojmë projektin tonë në demo.

Në pjesën e dytë do kemi një prezantim rreth Usability Research nga Renata Gegaj e cila po vjen nga Prishtina. Renata ka punuar për Usability gjatë internshipit të saj me projektin GNOMEOutreachy 2 vite më parë.

Do të ketë plotë stickers për të gjithë :wink:

Disclaimer: Me projektin Identihub unë jam e përfshirë edhe në nivel profesional.

Mariana


(Elio Qoshi) #2

Me ate rast sugjeroj te tregojme dhe ku hostohet brandi i Open Labs gjithashtu. Ne te shkuaren kishim asetet ne Brandisty.com qe eshte nje faqe proprietary. Si pjese e workshop sugjeroj dhe te perditesojme Wikin me te gjitha links dhe instruksionet per asetet vizuale :slight_smile:

Nese nuk ka perplasje aktivitetetesh ne ate ore sugjeroj qe te krijojme eventi. Besoj “Open Source Design” si ne te kaluaren perfshin mire subjektin e aktivitetit. :slight_smile:


(Mariana Balla) #3

Sapo krijova edhe faqjen në wiki të Open Labs dhe eventin në Facebook.

Wiki: https://wiki.openlabs.cc/faqja/Identihub_workshop
Facebook event: https://www.facebook.com/events/991322934379544/

Mariana