HAM radio ne Shqiperi


(andi hoxha) #1

Përshëndetjeje

Kam kërkuar vërdalle neper internet por skam gjetur shume persa i përket HAM radio , RTL-SDR

pashe ne një artikull këtu qe ishte zhvilluar dhënia e licencave ne një shkolle ne Elbasan .
Ndërkohe kam 6-7 muaj qe skanoj frekuencat e ndryshe e nuk kap ndonjë transmetues shqiptar.

Di ndonjëri frekuencat e zakonshme per shqiptaret apo frekuencat e ndonjë repetitori?

FLM


(Redon Skikuli) #2

Pëshëndetje Andi,

në dijeninë time Open Labs nuk ka proceduar me licensa ham radio në Elbasan. Supozoj që mund të kesh lexuar për këtë artikull: https://danielpocock.com/oscal18-debian-ham-sdr, megjithëse as këtu nuk përmendet qyteti i Elbasanit. Ham radio sapo ka filluar të përmendet në hackerspace-in tonë dhe në dijeninë time nuk ka persona që janë angazhuar në këtë fushë, por mund ta kemi dhe gabim. Gjithashtu kemi patur dhe një ham radio në Open Source Conference Albania dhe mund të shikosh foto këtu:
https://commons.wikimedia.org/wiki/File:OSCAL_2018_-info_booths_12.jpg
https://commons.wikimedia.org/wiki/File:OSCAL_2018
-_info_booths_18.jpg
Para disa ditësh më ka kontaktuar një person i cili shpresoj të bëj një prezantim rreth ham radio në hackerspace në ditët në vijim. I propozova që të shkruajë këtu dhe shpresoj ta bëj sa më shpejt.
Shpresoj që të kem ndihmuar sadopak.

R.S


(andi hoxha) #3

Pershendetje Redon

Ne lidhje me Elbasanin , po i referohesha ketij artikulli te AKEP https://www.akep.al/njoftime-aktivitete/558-njoftime dhe mendoja mbase ndonje nga ata persona ne ate artikull mund te ishin anetare te ketij forumi . Perndryshe nese dikush tjeter , ne kete forum , mund te kishte sadopak informacion qofte si i amator i licensuar apo per hobby.

Nga ana tjeter kam pare 2-3 veta tek faqet qe qe ofrojne gjurmime avionesh te cilet ndodhen ne Shqiperi .



Dhe per keta mendova mbase mund te jete ndonje anetar i ketij forumi

Flm