Halloween meet up 2022

Përshëndetje të dashur :wave:t3:

Uroj të keni kaluar mirë këto kohë. Prej disa vitesh tashmë, Halloween-i është kthyer në një festë moderne e cila festohet në mënyra të ndryshme, kryesisht me party dhe zbritje nëpër dyqane. Ndaj po mendoja që edhe ne mund ta festojmë sipas mënyrës sonë.

Për këtë propozoj një event të martën më datë 1 nëntor në orën 18:30 në hackerspace, për të folur për teknologjitë që na “trembin”. Kamerat mbikqyrëse, vjedhja e të dhënave të përdoruesve dhe përndjekja e tyre, inteligjenca artificiale, etj, mund të jenë disa nga historitë e frikshme që mund të diskutohen në event.

Duke qenë se lloji i eventit është meetup, çdo pjesëmarrës është i ftuar të ndajë histori të frikshme nga kompani, paisje ose programe kompjuterike.

Happy Halloween dhe kujdes nga big tech! :eye::computer::vampire::drop_of_blood:

PS
Eventin mund ta quajmë “Halloween Meetup 2022: Histori që të kallin data” :stuck_out_tongue_winking_eye:

3 Likes