Data e fillimit: 10 Prill ora 19:00
Data e mbarimit: 19 Prill ora 20:00
Faza e pare - Aplikimi
Nese deshironi te merrni pjese me nje ide kontaktoni organizatoret Erigers Mamoci ose Redjan Ymeraj.
Beni te ditur nese skuadren e keni te krijuar dhe cilet jane pjesetaret apo nese keni nevoje per pjesetare te tjere dhe cfare profili duhet te kene.
Te gjithe anetaret e skuadrave duhet te jene ne Discord gjate hackathonit.
Faza e dyte (duke nisur menjehere) - Ankandi i Skuadrave
Te gjitha idete e derguara do te publikohen ne kanalin #ankandi_i_skuadrave.
Te gjithe personat qe deshirojne te marrin pjese dhe nuk i perkasin nje grupi mund te gjejne projekte qe kane nevoje per pjestare qe i pershtaten profilit tuaj.
Projektet qe do te behen pjese e Hackathon do te jene ato qe arrijne te kene minimalisht 3 antare ne skuader.
Faza e trete (data 10 Prill) - Hapja e Hackathon.
Axhenda:
- Misioni & Synimi i ketij Hackathon
- Shpjegimi sistemit te renditjes
- Prezantimi i Mentoreve
- Ideas Pool - Prezantimi i ideve nga pjesmarresit
Faza e katert (data 10 Prill - 18 Prill) - Zhvillimi i Projekteve
Gjate kesaj faze, te gjitha skuadrat do kene mundesine te transformojne idete e tyre ne projekte reale te aplikueshme. Kjo faze zgjat 9 dite dhe mbyllet me 18 Prill, 23:59. Te gjitha projektet duhet te jene te perfunduara perpara ketij afati kohor.
Faza e peste(data 19 Prill) - Shpallja e Fituesve
Prezantimi final i projekteve, votimet e publikut dhe shpallja e fituesve.
Kushtet e pjesemarrjes:
-
Ndertimi i skuadrave te perbera nga 3(min)-7(max) pjesemarres. Rekomandojme nje minimum prej 5 personash.
-
Ndertimi i nje projekti Web ose Mobile qe i permbahet temes se Hackathon, te permiresojme jeten ne Tirane nepermjet teknologjise.
-
Nese projekti juaj zgjidhet per te vazhduar me konkurimin duhet te vini ne dispozicion sapo te jet e mundur: Demo Website link, Social Media link, kredenciale te nje Test User dhe Demo mobile app nese i tille eshte projekti juaj.
Kushtet e projektit Web/Mobile:
-
Te jete plotesisht Online
-
Te ndertohet nje Landing Page per te prezantuar projektin(edhe nese projekti juaj eshte nje Mobile App)
-
Te pajiset me nje minimum prej 1 page/screen
-
Te krijohet prezence ne Social Media ne vetem NJE platforme te zgjedhur: Linkedin, Facebook ose Instagram.
-
Te ndertohet nje REST API endpoint publik qe ekspozon listen e perdoruesve te regjistruar ne projektin tuaj.
Për më shumë detaje shikoni: https://docs.google.com/document/d/1slTxh-lbD6vLUBkoA93pOBbQmND4-BhrQUiMpMDLqa8/edit
Fituesit e “Hack Tirana Karantine” do te jene 3 vendet e para qe do percaktohen sipas formules se meposhtme te pikeve dhe do te perfitojne NJE FALENDERIM TE MADH nga komuniteti per pjesemarrjen, konsulence te metejshem nga organizatoret e GDG per zhvillimin e projekteve te tyre, promovim te projekteve te tyre ne Social Media dhe per cdo pjestar te grupit do te dhurohet nje T-Shirt me logon e “Hack Tirana Karantine”.
Gjithashtu per fituesit, Oficina ofron inkubim 3-6 muaj ne zyrat e saj dhe konsultim me eksperte te fushave te ndryshme gjate kesaj periudhe kohore