Hack the Crisis Albania

Përshëndetje te gjithëve dhe uroj te jeni te shendetshem dhe te sigurte ne Shtepi,

Fundjavën e ardhshme do te mbahet një hackathon qe ka për qellim krijimin dhe supportin e ideve qe mund te ndihmojnë ne luftën e Covid-19.Me shume informacion me poshte.

Hack the Crisis Albania” është një hackathon virtual, ku pjesëmarrësit do të angazhohen për të zgjidhur një nga krizat më të mëdha të jetës që ka prekur pothuajse të gjithë në botë - epidemia e koronavirusit. Si mund ta ndihmojmë shoqërinë shqiptare për të kapërcyer këtë situatë?

Duke filluar nga e premtja, data 3 Prill në orën 17.00, pjesëmarrësit thirren të zhvillojnë ide që janë të aplikueshme/mund të transformohen në një ‘prototip’ të cilat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës apo në trajtimin e pasojave të saj, brenda 48 orëve.

Idetë mund të lidhen me slogane / qëllime si:

  • shpëtoni jetë
  • ndihmoni komunitetet
  • ndihmoni sipërmarrjet

Pjesëmarrësit e Hackathon do të udhëzohen nga një ekip mentorësh, dhe ekipet apo idetë fituese do të marrin çmime si dhe mbështetje të mëtejshme nga organizatorët për të implementuar idenë apo produktin.

Mund të aplikoni si një skuadër ose individ, deri në datën 2 Prill,2020, ora 23:59

Për ekipet:
Ndërtoni një ekip dhe krijoni një ide! Idealisht ekipi juaj duhet të jetë “i ekuilibruar”, me pjesëtarë në role të ndryshme si zhvillues webi, projektues, menaxher projekti/ udhëheqës i ekipit, vizionari por edhe sipërmarrësi, në mënyrë që zgjidhja të konceptohet e presantohet në 48 orë! Ideja juaj mund të bazohet në një zgjidhje ekzistuese që ju aplikoni për këtë situatë. Ekipet mund të aplikojnë / duhet të paraqesin kërkesën e tyre në lidhjen: https://forms.gle/e1Y1sNR6M2xKv8EM8

Për individët:

Ju gjithashtu mund të merrni pjesë si një individ/person i vetëm. Ne do t’ju ndihmojmë të gjeni një ekip / ide për t’u bashkuar. Individët duhet të përdorin këtë lidhje për të paraqitur kërkesën e tyre:

Link i organizimeve ne gjithe boten

https://garage48.org/hackthecrisis

Landing page po e pregatisim me me shume info.

Ne jemi të hapur për partneritete dhe mentorë për t’u bashkuar nismës. Nëse jeni të interesuar të na mbështesni në rolin e mentorit,ose duke ofruar sherbime dhe cmime per fituesit na kontaktoni.

6 Likes

Pershendetje Arlind,

Faleminderit per postimin dhe qe na njoftove. Me duket nje event shume interesant dhe personalisht aplikova si mentor per hackathon-in.

Take care dhe shihemi aty (virtualisht)!

Best,
Anxhelo

Përshëndetje,

Hack the Crisis - Albania duket një ide shumë intersante për personat që merren me fusha të ndryshme rreth inovacionit.

Duke u munduar që ta përhapim sado pak fjaën për hackathon-in, eventi u publikua edhe në kanalet tona në Facebook dhe Instagram.

Facebook:

Instagram:

Suksese të gjithëve :blush:
Mariana

Ideja më e bukur është ajo që po zhvillohet në Gjermani:

Një aplikacion për smartphone i cili detekton automatikisht një tjetër smartfone që ndodhet në një distancë të shkurtër (p.sh. më pak se 1 metër). Kjo mund të bëhet me bluetooth. Nëse smartfoni tjetër qëndron në distancën e rrezikshme për më shumë se 30 sekonda, atere aplikacioni e rregjistron këtë ngjarje në databazën e vet lokale (jo në cloud, për të ruajtur privatësinë) dhe e ruan aty për 20 ditë.

Nëse personi rezulton i prekur nga covid, me dëshirën e tij, aplikacioni mund të njoftojë personat që ka ruajtur në listë që të jenë në dijeni për rrezikun dhe të shkojnë të testohen. Po ashtu mund tia kalojë të dhënat edhe ministrisë së shëndetësisë në mënyrë që të bëjnë investigimet e tyre për të gjetur origjinën e infeksionit dhe për të marrë masat e izolimit.

Pra nuk kemi të bëjmë me një gjurmim masiv të privatësisë por vetëm me një zbulim të pjesshëm që është proporcional me rrezikun dhe që bëhet me miratimin e personit përkatës, në të mirë të shëndetit të miqve të tij dhe të shoqërisë.

Si ju duket si ide?

Shpresoj që ky aplikacion të jetë open-source (se nuk ka si të bëhet ndryshe) dhe që së shpejti të vihet në përdorim edhe këtu.