Google Summer of Code (GSoC) & Outreachy 2021

Përshëndetje,

Google Summer of Code & Outreachy janë dy internships shumë të mira dhe të përhapur. Për të dy këto programe periudha e aplikimit është e hapur. Më në detaje për programet dhe datat:

Google Summer of Code

Google Summer of Code është një program global që si qëllim ka njohjen e studentëve në zhvillimin e softuerit me burim të hapur. Studentët punojnë në një projekt 3 mujor duke programuar, me një organizatë open source gjatë pushimit të tyre nga universiteti.

Si pjesë e Google Summer of Code, studentët pjesëmarrës bashkohen me një mentor nga organizatat pjesëmarrëse, duke u ekspozuar në zhvillim të softuerit dhe teknikave të reja. Studentët kanë mundësinë që të kalojnë pushimet e verës nga universiteti duke fituar një pagesë ndërsa punojnë në fusha që lidhen me interesat e tyre. Kompensimi monetar varet nga vendndodhja i aplikantit.

Më shumë informacion:

Outreachy

outreachy-logo-not-square-no-background

Outreachy siguron praktikë për të punuar në open source dhe softuer të lirë. Outreachy është i hapur për aplikantë nga e gjithë bota. Praktikantët punojnë në distancë dhe nuk kërkohet që të lëvizin (remotelly). Praktikantët marrin një pagesë prej $ 6,000 USD për punën e tyre tre-mujore.

Praktikantët punojnë me mentorë me përvojë nga komunitetet me burim të hapur. Projektet që marrin pjesë në Outreachy mund të përfshijnë programimin, UX design, dokumentim, graphic design, shkencën e të dhënave (data science), marketing ose organizim eventesh në komunitete open source.

Më shumë informacion: https://www.outreachy.org/

Suksese :cherry_blossom:
Mariana

1 Like

Përveç websites, për këto programet ka shumë informacion edhe në Twitter (sidomos për Outreachy):

Outreachy:
https://twitter.com/outreachy

GSoC:
https://twitter.com/GoogleOSS

M

Takim i FLOSSK-ut rreth GSoC

Studentët e interesuar duhet të fillojnë të zgjedhin ndonjë organizatë dhe ide projekti sa më parë: https://summerofcode.withgoogle.com/organizations/

1 Like