Google Summer of Code 2020 & Outreachy 2020

Përshëndetje,

Google Summer of Code & Outreachy janë dy internships shumë të mira dhe të përhapur. Më në detaje:

Google Summer of Code

Google Summer of Code është një program global që si qëllim ka njohjen e studentëve në zhvillimin e softuerit me burim të hapur. Studentët punojnë në një projekt 3 mujor duke programuar, me një organizatë open source gjatë pushimit të tyre nga universiteti.

Si pjesë e Google Summer of Code, studentët pjesëmarrës bashkohen me një mentor nga organizatat pjesëmarrëse, duke fituar ekspozimin ndaj zhvillimit të softuerit dhe teknikave në botën reale. Studentët kanë mundësinë që të kalojnë pushimet e verës nga universiteti duke fituar një pagesë ndërsa punojnë në fusha që lidhen me interesat e tyre.

Më shumë informacion:
https://summerofcode.withgoogle.com/

Outreachy

outreachy-logo-not-square-no-background

Outreachy siguron praktikë për të punuar në open source dhe softuer të lirë. Outreachy është i hapur për aplikantë nga e gjithë bota. Praktikantët punojnë në distancë dhe nuk kërkohet që të lëvizin (remotelly). Praktikantët marrin një pagesë prej $ 5,500 USD për punën e tyre tre mujore.

Praktikantët punojnë me mentorë me përvojë nga komunitetet me burim të hapur. Projektet që marrin pjesë në Outreach mund të përfshijnë programimin, përvojën e përdoruesit (UX design) , dokumentim, ilustrimin, dizajnin grafik, shkencën e të dhënave (data science), marketing, avokatinë e përdoruesit ose planifikimin e ngjarjeve në komunitet.

Më shumë informacion: https://www.outreachy.org/

Suksese :cherry_blossom:
Mariana

1 Like