Gëzuar Vitin e Ri 2021!

Urime për një Vit të Ri plot mbarësi e shëndet të gjithë anëtarëve, aktivistëve, përdoruesve dhe kontribuesve në teknologjitë open source, të dhënave të hapura, privatësisë online dhe të përbashkëtës digjitale!
Viti i kaluar ka qenë sfidues me bllokime të shërbimeve si Medium.com nga institucione publike, kompani si Teleperformance që përgjojnë punonjësit, pamundësi të mbulimit të kostove të aksesit në ndërrjet të studentëve për të ndjekur mësimin online, projektligje që i mundësojnë organeve ligjzbatuese të na përgjojnë pa lejen e prokurorisë dhe shumë shembuj të tjera që janë indicie që vigjilenca jonë duhet të rritet bashkë me organizimin në grup me ‘armë’ solidaritetin në grup.
Le të jetë ky viti që floss, privatësia online, të dhënat e hapura dhe e përbashkëta digjitale do jenë pjesë e vazhdueshme e debateve publike që ndërgjegjësimi i publikut të gjërë rreth problematikave të rritet sa më shumë!
Gëzuar!

R.S

5 Likes