GDG Tirana

Pershendetje OpenLabs

Shpresoj te jeni mire te gjithe. Kam nje propozim.

Do te kishit deshire te formonit nje Google Developer Groups ne Tirane?

Cfare eshte nje GDG:

  • Jane grupe programatoresh apo te apasionuar, te cilet jane te interesuar ne teknologjit e Googlit
  • Organizohen mbledhje te pakten nje here ne tre muaj, duke bere ndonje workshop, talk apo thjesht nje diskutim ne grup mbi cdo llog argumenti, duke perfshire te pakten 1 argument mbi Google (Android, Maps, Cloud, Firebase, Youtube…)
  • Perbehet nga nje grup baze prej te pakten 4 organizatore (2 femra min).

Ju aktivetet e mesiperme i beni me openLabs, keshtu qe nuk duhet te krijoni ndonje gje te re, thjesht te zgjidhni disa organizator, dhe te krijoni nje ngjarje ne direktorin e GDG duke karikuar foto dhe argumentet qe trajtoni here pas here.

Kjo do te jepte mundesine te aktivizohet grupi GDG Tirana, dhe here pas here mund tju vizitojne persona te Googlit per ndonje talk.

Pergjegjsi i ballkanit per GDG eshte Jozef Vodicka jozefvodicka@google.com (edhe Przemek Pardel pardel@google.com)
Jam ne kontakt me te dhe me ka thene disa here per te hapur kete grup.

Gjithashtu ne 5-6 shtator eshte Google Developer Days ne Krakovia te Polonis. Nese formoni grupin mund te shkoni dhe te perfaqesoni Shqiperine.

Kini gjithmone parasysh, qe ne praktike nuk duhet te beni asgje me shume se cfare beni tani, sepse i keni te gjitha kushtet per te perfaqesuar nje GDG.

Nga ana ime un do te perpiqem tju lidh me GDG te tjera ne Europe, edhe te kerkoj sponsorizime ne gadget, hardware apo licensa nga Google HQ ketu ne Dublin.

Me thoni si mendoni, me mos ngurroni per te bere GDGn :wink:

Albani

1 Like

Alban përshëndetje dhe faleminderit që e ndave me listën. Para disa kohe (mbi një vit) ka qenë një grup që e filli GDG në Shqipëri por nuk arritën të kenë momentum me sa kuptova. Personalisht e shikoj kompaninë në fjalë shumë problematike pasi pjesa dërrmuese e produkteve që zhvillon cënon serozisht provatësinë si dhe janë licensuar me full copyright.
Nga ana tjeter në qoftë se dikush dëshiron ta iniciojë vetëm me fokus vetëm elementët floss të Google (ka materiale këtu https://opensource.google.com/) si dhe cështje si licensat Creative Commons në Youtube hackerspace është më se i hapur dhe nuk mendoj që dikush do kishte kundërshtime.

PS 1: ‘gra’ është termi i duhur mendoj dhe jo ‘femra’ :slight_smile:
PS 2: shumë nga ne, në datat 5-6 shtator) do jemi në Syros (Greqi) për të marrë pjesë në FOSScamp


R.S

Pershendetje Redon

Ka qene Edi Piqoni (i cili me tha per ekzistencen e OpenLabs) djali qe e kishte bere grupin me pare, por nuk e mbajti aktiv sepse duhet te besh nje minimum prej 4 meetup ne vit.

Persa i perket privatesise jam dakort, e di shume mire qe Google nuk eshte engjell, por nuk e di nese kjo eshte kundra principeve te Open Source.

Grupin mund ta beni kur te doni, ju e keni ne dore dhe keni kushtet per ta bere, thjesht me shume per te qene i pranishem edhe ne Shqiperi. Un vet nuk e organizoj dot kete grup sepse sjam aty.

Gjithashtu eshte per te thene qe interesi i programatorve ne tekonologjit e googlit nuk eshte shume i madh ne shqiperi (ose me sakte nuk ka shume IT, apo kompani IT), dhe kjo mund te ndikoje ne faktin qe ka kuptim apo jo te behet nje grup i tille. Mua kete ide ma kane sugjeruar organizatoret GDG ketu, dhe Jozef Vodicka me ka shkruajtur pothuajse cdo jave per te ditur nese e kam gjetur persona per grupin.

Albani