Funkwhale: platforma me kodburim të hapur për muzikë, podcast dhe audiobooks

Para disa muajsh @eda në një postim përmendi Funkwhale, një platformë sociale me kodburim të hapur për të shijuar dhe ndarë muzikë në mënyrë të decentralizuar nëpërmjet federation (cila është fjala e saktë në shqip për këtë?). Ti mund të vendosësh audiotekën tënde personale në ‘pod’-in tënd, ta ndash atë me miqtë dhe familjen dhe të zbulosh muzikantë të talentuar. Pak a shumë si Soundcloud por fuqizuar nga një platformë me kodburim të lirë dhe të hapur.
Demo: https://demo.funkwhale.audio/

Pas një bisede shumë interesante me krijuesit e platformësh vura re që nuk është përkthyer në shqip dhe tashmë është shtuar dhe mundësia për të kontribuar në shqip. Më specifikisht:

Lista e plotë ndodhet këtu https://translate.funkwhale.audio/projects/funkwhale/contribute/
Mund të kontribuosh në mënyra të tjera gjtihashtu: https://funkwhale.audio/sq/community/

Mendoj që ka vlerë cdo kontribut që fuqizon Fedivers-in, aq më tepër platforma që lidhen me prodhime të kulturës së lirë në formate si muzika, podcast apo audiolibra \m/ .

R.S

2 Likes

A mund të thuhet “mënyra e decentralizuar” si “mënyrë e pa qëndërzuar”, ose “mënyrë e shpërndarë”?
Kurse “federation” ndoshta mund të thuhet “federatë” (megjithëse nuk e kam shumë të qartë se çfarë do të thotë federatë).

Më pëlqen ‘mënyrë e paqëndërzuar’, por rikthehemi sërisht tek problematika e termave teknike ku ka opinione të ndryshme. Ndoshta Qendra e Studimeve Albanologjike mund të ketë një rol vendimarrësi në këtë fushë. Sa më shumë kalon koha aq më tepër rritet rëndësia e përditësimit të shqipes në fushën tonë.
Deri atëhere unë do vazhdoj promovimin e përdimit të fjalëve përllogaritës (për kompjuter) dhe ndërlidhje (për link) :slight_smile: Deri tani promovimi nuk ka qenë i suksesshëm.

R.S

Më shumë se për vendim besoj se është nevoja për pajtushmëri (dakordësi, konsensus).

Në këtë drejtim, faqe si http://fjalori.fs.al/ ndoshta mund të luajnë një rol për të popullarizuar përkthimet e mundshme dhe për të nxjerrë në pah përthimet më të pranueshme.

Për fat të keq kjo faqe është lënë pas dore dhe po shpërbëhet, deri sa ti vijë dita që të mbyllet. Dhe nuk di ndonjë faqe tjetër të ngjashme.

1 Like

A ke rastisur tek https://fjale.al?

Po, por nuk më duket e njëjta gjë.
E para, është fjalor shqip-shqip dhe jo anglisht-shqip.
E dyta, nuk të jep mundësinë të shtosh fjalë apo përthime (apo sqarime).
E treta, nuk të jep mundësi të japësh mendimin tënd në rast se ka variante të ndryshme.

P.sh. si të ndihmon për të gjetur përkthimin e fjalës “computer”?

Kurse si fjalor shqip-shqip sigurisht që e bën punën mirë (megjithëse nuk e di se sa fjalë ka, a përtërihet vazhdimisht, kush merret me shtimin e fjalëve të reja, etj.)