Fedora Women Day (FWD) është një ditë dedikuar totalisht vajzave që kontribuojnë në projektin e Fedora-s. Këtë vit u vendos që kjo ditë të “festohet” në muajin shtator duke ia lënë vetë komuniteteve lokale të vendosin një datë fikse.
Doja të propozoja që me datë 23 shtator të mbajmë një event në lidhje me këtë për të vlerësuar kontributet dhe arritjet e vajzave në Fedora.
Gjithashtu, besoj është një mundësi e mirë për @jonaazizaj dhe mua të ndajmë eksperiencën tonë nga Flock.
Grupi për shkak se më datë 20 shtator shumë veta e kanë të pamundur të jenë prezentë për shkak të provimeve që zhvillohen ato ditë, menduam sëbashku me @jonaazizaj që t’a zhvendosim aktivitetin më datë 23 shtator, ditë e shtunë. Këtu mund të gjeni edhe aktivitetin në wiki me datën e përditësuar.