Përgjatë OSCAL u zhvillua Fedora Meetup me anëtarë të komunitetit jashtë vëndit tonë. Gjatë këtij takimi u trajtuan çështje të rëndësishme në lidhje me qasjet që duhet të ketë çdo komunitet lokal përsa i përket Fedora-s. Do propozoja një meetup më datë 31 Maj në abjentet e Open Labs për të vazhduar më konkretisht diskutimin në lidhjë me këtë, në mënyrë që gjithsecili të mund të propozojë idetë e veta për rritjen dhe zhvillimin e komunitetit të Fedora-s në vendin tonë .
Mariana shume faleminderit per aktivitetin e propozuar, une jam shume dakord ta zhvillojme te merkuren dhe duke qene se hackerspace eshte i lire +1 nga une. Ne kete takim do jete dhe @jflory7 dhe nje pike tjeter qe do shtoja per tu diskutuar eshte Fedora Spaces. Ne lidhje me oren do propozoja ne 18.00
@marianaballa te lutem mund te shkruajme nje report per eventin qe beme ne wiki te Open Labs ne lidhje me gjerat qe diskutuam gjate takimit? Duhen ndare dhe fotot qe beme gjate eventit.
@elioqoshi@anxhelo@marianaballa duhet te organizohemi nje dite per te perfunduar “Fedora Spaces”, nuk e di sa hapesira kemi per ta mbyllur brenda ketij muaji ose ne te kundert mund te merremi gjate muajit Korrik.
Edhe për mua Korriku do ishte periudha më e përshtatshme për Fedora Spaces
Këtu [1] është raporti për meetup-in që zhvilluam dhe këtu [2] mund të gjeni të gjithë dokumentimin rreth Fedora-s,aktivitetet dhe eventet që janë zhvilluar që në vitin 2015. Gjithashtu edhe anëtarët që janë të përfshirë në projekt.