Fedora Localization Sprint #9

Përshëndetje Groupi!
Pas Linux Weekend, konferencës qe u zhvillua fundjavën që kaloi (25-26 mars) në ambjentet e Universitetit Politeknik, shumë persona shfaqen interes për lokalizimin e Fedora në gjuhën shqipe. Duke parë padin me datat e eventeve të komunitetit tonë propozoj datën 19 prill, ditë e merkure.

2 Likes

+1 nga une. Ne cfare ore propozon te behet?

2 Likes

Tek padi kam shënuar orën 17:00. Mendoj nuk është as shumë vonë as shumë herët.

1 Like

Ate date kemi WebVR Camp qe propozoi Giannis. Te pakten keshtu ishte
ideja qe u diskutua. Duke patur parasysh qe jemi me fleksibel me
Fedora l10n Sprint pasi nuk involvon buxhet, do sugjeroja ta bejme
nje dite tjeter.

1 Like

Dakord atëherë Elio. Lokalizimin e zhvendosim në datën 22 prill, ditë e shtunë.

Pasi biseduam me @jonaazizaj menduam qe do ishte shume mire te kishim prezent edhe Giannis gjate lokalizimit, pasi edhe ai eshte anetar i komunitetit te Fedoras jashte vendit. Propozoj daten 20 prill pasi kjo eshte dita me e pershtatshme per mua pergjate kohes qe ai do jete ne Tirane.

1 Like

Super! @jonaazizaj do kerkojme buxhet per kete? cc. @anxhela.h @ajkuna.mujo2

Mendoj qe jemi vone per te kerkuar buxhet. Do preferoja ta benim per nje event tjeter.

Giannis tha qe do kerkoje, keshtu qe po ia lej atij ne dore.

Nese e merr ai persiper te kerkoje buxhet super atehere.

Me 20 eshte edhe Thomas qe do ishte super

Btw 11-17 prill do te jete vFAD per Fedora 26, mendoj qe do ishte shume mire ti bashkoheshim dhe te bejme nje event sic kemi bere dhe per release te tjera te Fedoras. Cfare do te perkthehet deri ne diten e fundit do te pershihen ne release e ri, prandaj do organizohet dhe vFAD (virtual Fedora Activity Day) qe te sherbeje si 'nxites" per skudrat e gjuheve te ndryshme te perkthejne sa me shume kur i afrohet deadline dhe eshte iniciative qe behet ne te gjithe boten njekohesisht. Mendoj qe do ishte mire te bejme jo vetem nje event por edhe 2-3 gjate kesaj periudhe pasi nuk ka rendesi te kemi shume persona por qe te punojme sa me shume, ku dhe te tjere mund te na bashkohen online. @marianaballa @anxhela.h @ajkuna.mujo2 @elioqoshi @anxhelo @Suela etj si mendoni?

1 Like

Çfarë koinçidence! Edhe une i bashkohem mendimit tënd Jona. Personalisht nuk do jem në Tiranë nga data 12 deri 18 prill por sigurisht mund të punoj online për përkthimin e paketave.

2 Likes

Sido që të vendoset për këtë ju lutem mos harroni të dokumentoni aktivitetin në wiki.openlabs.cc tek faqja aktiviteteve që ndodhet këtu si dhe në faqe të dedikuar për eventin.

Faleminderit dhe suksese!


R.S

Mundemi te bejme thjesht nje “event” per te gjithe javen dhe te dokumentojme menyrat si mund te marrim pjese? Ashtu dhe nuk e komplikojme se tepermi pe pergatitje. Ashtu do isha dakord.

Nuk e kuptova këtë. Një event për të gjithë javën?


R.S

Nje event/postim per te gjithe aktivitetin, jo cdo here qe mund te takohemi/punojme ate jave.

Për vFAD 26 vendosëm që më datë 12 prill dhe ora 14:00, të bëhët një event lokalizimi dhe të informohen të pranishmit për faktin që mund të vazhdojnë punën në mënyrë virtuale. @rskikuli aktiviteti u vendos tek kategoria e aktiviteteve në wiki të OLs dhe së shpejti do jenë gati edhe blogpost në website dhe eventi në Facebook.

Eventi ne daten 12 prill do te jete ne 4pm (16.00), pra dy ore para eventit te vullnetareve te OSCAL.

2 Likes

Ke të drejtë Jona! Kërkoj ndjesë për për gabimin me orën!

1 Like