Përshëndetje,
Komuniteti i Fedora Albania organizon më datë 18 dhjetor dhe ora 17:00 Fedora 29 Release Party për të festuar lançimin e versionit e fundit të këtij sistemi operimi.
Fedora Project
Fedora Project është një projekt i sponsorizuar nga RedHat kryesisht për të bashkërenduar zhvillimin e sistemit të operimit Fedora që është i bazuar në Linux, duke vepruar me vizionin se projekti "krijon një botë ku kultura e lirë është e mirëpritur dhe e përhapur, bashkëpunimi është i zakonshëm dhe njerëzit kontrollojnë përmbajtjen dhe pajisjet e tyre.
Release Party
Në këtë RP do shohim të rejat që sjell ky version, teknikalitetet e këtij distribucioni dhe mundësitë e përfshirjes në komunitetin lokal & global.
Sigurisht, edhe në këtë RP do të kemi tortën e cila është bërë traditë tashmë në çdo festë lançimi!
Cheers
Mariana