Fedora 28 Release Party

fedora

(Mariana Balla) #1

It’s party time!
Fedora 28 u lançua vetëm pak ditë më parë dhe ne do të mblidhemi së bashku për t’a festuar edhe këtë herë. Ndryshe nga eventet e kaluara, këtë herë festën do e mbajmë gjatë OSCALmeet up të komunitetit! Çdo pjesëmarrës në konferencë mund të na bashkohet.

Në këtë release party kemi kënaqësinë të kemi të pranishëm edhe pjesëtarë të komunitetit të Fedora-s që vinë nga jashtë Shqipërisë. Kontribues nga SHBA, India, Gjermania, Kosova dhe Çekia do na bashkohen në këtë festë lançimi! Gjithashtu, do ketë edhe shumë prezantime dhe ligjërime lidhur me komunitetin.

Sigurisht, edhe në këtë release party nuk do të mungojë torta dhe pije! :birthday::tropical_drink:

PS: Mos harro të rezervosh biletën tënde për në OSCAL dhe të check-osh eventin në Facebook. :wink:

Mariana